Çaji i rigonit kura natyrale për barkun, grykët dhe qetësinë nervore

Çaji i rigonit, një pije e thjeshtë por e fuqishme, po rikthehet si një nga kurat më efektive të natyrës në kuzhinat shqiptare.

Çaji i rigonit, një pije e thjeshtë por e fuqishme, po rikthehet si një nga kurat më efektive të natyrës në kuzhinat shqiptare. I njohur për vlerat e tij qetësuese dhe anti inflamatore, ky çaj përdoret prej shekujsh për të lehtësuar problemet me tretjen, kollën, dhimbjet menstruale dhe ankthin.

Për çfarë shërben konkretisht?
Sipas fitoterapisë, rigoni ka veti antibakteriale dhe antivirale. Konsumimi i tij si çaj:
• Qetëson dhimbjet e barkut dhe tretjen e vështirë
• Zbut fytin dhe ndihmon në rast gripi, bronkiti apo bajamesh
• Ul fryrjen e barkut dhe gazrat
• Ndihmon në qetësimin emocional dhe pagjumësinë
• Ka efekt lehtësues në ciklin menstrual

Si përgatitet?
1 lugë rigon i thatë ose i freskët zihen në 200 ml ujë për 5–7 minuta. Pihet i ngrohtë, jo shumë i nxehtë, deri në 2 herë në ditë.

Kujdes!
Nuk rekomandohet në doza të larta për gratë shtatzëna dhe personat me ulçer ose alergji ndaj bimëve të familjes së menteve.

Nga FitStation: Mos e nënvlerësoni fuqinë e bimëve. Një filxhan çaj rigoni mund të jetë më shumë sesa thjesht një pije mund të jetë një qetësim për trupin dhe mendjen.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *