Mbaj mend: S’ka magji. Ka ritëm, qëndrueshmëri dhe zgjedhje të mençura çdo ditë. 10 kg mund të ikin në 2–3 muaj në mënyrë të shëndetshme.
Humbja e peshës s’ka pse të jetë stresuese. Ja çfarë ke realisht nevojë të bësh për të humbur 10 kg pa dieta ekstreme:
Ndrysho mëngjesin
Mos e nis ditën me bukë të bardhë dhe sheqerna.
Sugjerim: Kos me fara + fruta / vezë + avokado / smoothie i gjelbër
3 vakte + 1-2 ushqime të lehta në ditë
Mos rri pa ngrënë gjithë ditën dhe mos e tepro në darkë.
Sugjerim:
• Vaktet: të pasura me perime + proteina (mish pule, peshk, vezë)
• Snack: fruta + arrorë ose kos + fara
30 minuta aktivitet në ditë pa justifikime!
Nuk ke kohë për palestër? S’ka problem.
Sugjerim:
• Ec 10 min pas çdo vakti
• Bëj 3 x 10 min ushtrime në shtëpi (kërcime, squats, plank)
• Zbrit nga autobusi një stacion më herët
Piji 2 litra ujë në ditë
Uji ndihmon trupin të djegë dhjamin më shpejt.
Sugjerim: Vendos një shishe 1L dhe mbushe 2 herë në ditë.
Fli 7-8 orë çdo natë
Gjumi i pakët = më shumë uri dhe dëshirë për sheqer.
Sugjerim: Fik telefonin 1 orë para gjumit.
Qëndro në rrugë bëj foto vakteve dhe mbaji shënim
Kur sheh çfarë po ha, fillon të kontrollosh më mirë veten.
Sugjerim: Mbaj një ditar ose përdor aplikacione si MyFitnessPal.
Mbaj mend: S’ka magji. Ka ritëm, qëndrueshmëri dhe zgjedhje të mençura çdo ditë. 10 kg mund të ikin në 2–3 muaj në mënyrë të shëndetshme.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.