Ndarja shpesh është e dhimbshme për të dyja palët, por sipas disa studimeve të fundit, jo të gjithë vuajnë njësoj as në mënyrën, as në kohëzgjatjen e dhimbjes.
Ndarja shpesh është e dhimbshme për të dyja palët, por sipas disa studimeve të fundit, jo të gjithë vuajnë njësoj as në mënyrën, as në kohëzgjatjen e dhimbjes. Dhe përgjigjja për pyetjen e madhe “kush vuan më shumë?” mund të të habisë…
Në fillim: Vajzat vuajnë më fort
Sipas hulumtimeve të publikuara nga universiteti i Binghamton (SHBA), vajzat përjetojnë dhimbje emocionale më të thellë menjëherë pas ndarjes. Ato raportojnë më shumë:
• Ankth
• Mungesë energjie
• Dëshpërim dhe mbingarkesë emocionale
Kjo ndodh sepse vajzat, në përgjithësi, investojnë emocionalisht më shumë në një marrëdhënie dhe krijojnë lidhje më të forta psikologjike me partnerin.
Por në afat të gjatë: Djemtë vuajnë më gjatë
Ndryshe nga vajzat, djemtë shpesh e shtypin dhimbjen në fillim, nuk shprehen dhe përpiqen të “kalojnë përpara” me aktivitete apo lidhje të reja.
Por me kalimin e kohës, ndikimi emocional i ndarjes shfaqet më vonë dhe zgjat më shumë.
Shpesh, ata e kuptojnë më vonë çfarë kanë humbur dhe përballen më shumë me:
• Boshllëk
• Vetmi
• Vështirësi për t’u rilidhur emocionalisht
Pse ndodh kjo?
• Vajzat përballen me ndjenjat menjëherë, i jetojnë dhe i shërojnë.
• Djemtë shpesh i shmangin emocionet, por ato rikthehen më vonë dhe më thellë.
“Vajzat shërohen më plotësisht dhe më shpejt. Djemtë duken të fortë në fillim, por ndarjet lënë gjurmë më afatgjata tek ta.”
Mos e mat dhimbjen me mënyrën si sillet dikush ditët e para. Dhimbja emocionale ka forma të ndryshme dhe secili shërohet me ritmin e vet. Por një gjë është e sigurt: askush nuk del krejt pa u lënduar.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.