Çenkuela Hasa: Hashimoto më bllokoi trupin dhe trurin, por dieta që krijova vetë më ktheu jetën

E kisha dëgjuar më parë, por nuk më kishte ndodhur mua. Dhe e vërteta është se derisa ta përjetosh vetë, nuk e kupton plotësisht.

E kisha dëgjuar më parë, por nuk më kishte ndodhur mua. Dhe e vërteta është se derisa ta përjetosh vetë, nuk e kupton plotësisht.
Pas lindjes së vajzës sime së dytë, si një grua me vullnet dhe qëllim, vendosa të nis CrossFit dhe të mbaj regjim për të humbur 12 kilogramët e mbetura nga shtatzënia. Ishin gjashtë muajt më të lodhshëm për mua me orare, me ushtrime intensive, me sakrifica. Por pas gjithë përpjekjeve, pesha ime nuk lëvizi as edhe një gjysmë kilogrami.
Isha e rraskapitur. Muskujt dhe kockat më dhembnin pa pushim, ndërkohë që trupi im nuk më jepte asnjë sinjal përmirësimi. Ishte sikur gjithçka punonte kundër meje.

Deri në ditën që shkova te mjeku. Dhe atje zbulova diagnozën që do të më ndryshonte jetën: Hashimoto. Vitamina D në kufijtë më të ulët. Shtypje, trishtim, shumë pyetje… por edhe fillimi i kthesës.
Si një grua që kishte lexuar pafund për shëndetin dhe trupin, e kishte studiuar, vendosa të mos dorëzohem. Nisa të kuptoj se çfarë ndodh me trupin kur është nën stres, çfarë ndodh me hormonet, me tiroiden, me kortizolin. Largova CrossFit-in dhe çdo aktivitet që i jepte stres trupit tim.
Ndërkohë, ndërtova vetë një regjim të ri: një dietë anti-inflamatore, terapi me hormon, vitaminë D, selen, zink dhe B-komplekse. Jo me kalori të numëruara. Jo me djersë për t’u ndëshkuar. Por ushqim për të shëruar.
Pas dy muajsh, pa asnjë minutë stërvitje të rëndë, unë humba 10 kilogramë.
Sot, nuk ndjek më dietat e dikujt tjetër. Sepse njoh veten time. Dhe kjo është fitorja më e madhe që një njeri mund të ketë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *