Antibiotikët shpëtojnë jetë, por shkatërrojnë edhe florën e mirë të zorrëve dhe ulin imunitetin. Pas një kure antibiotikësh, trupi ka nevojë për rigjenerim të shpejtë dhe të sigurt.
Antibiotikët shpëtojnë jetë, por shkatërrojnë edhe florën e mirë të zorrëve dhe ulin imunitetin. Pas një kure antibiotikësh, trupi ka nevojë për rigjenerim të shpejtë dhe të sigurt.
Antibiotikët shpëtojnë jetë, por shkatërrojnë edhe florën e mirë të zorrëve dhe ulin imunitetin. Pas një kure antibiotikësh, trupi ka nevojë për rigjenerim të shpejtë dhe të sigurt.
Ja një ritual i thjeshtë 3 minutësh në mëngjes që ndihmon trupin të rikthehet më shpejt dhe me më pak pasojat e zakonshme si lodhja, fryrja apo alergjitë:
1. Ujë me kripë Himalaje (20 sekonda)
Sapo zgjohesh, pi një gotë ujë të ngrohtë me pak kripë Himalaje.
Pse?
Kripa e papërpunuar përmban minerale të çmuara që rikthejnë balancën elektrolitike dhe ndihmojnë tretjen. Ajo ndihmon në hidratimin e qelizave pas natës dhe mbështet funksionin adrenal.
2. Ushtrime të thjeshta frymëmarrjeje (1 minutë)
Uluni ose qëndroni në këmbë. Merrni frymë thellë me hundë për 4 sekonda, mbajeni për 4 sekonda dhe nxirrni ngadalë për 6-7 sekonda. Përsëriteni disa herë.
Pse?
Kjo rrit oksigjenimin, ul kortizolin dhe aktivizon sistemin parasimpatik – që ndihmon rigjenerimin dhe qetësinë e trupit.
3. Shëtitje e lehtë ose lëvizje në ballkon (1 minutë)
Dritë natyrale + lëvizje fizike = sinjal për trupin që dita ka nisur.
Pse?
Ndihmon në aktivizimin e metabolizmit, përmirësimin e ritmit cirkadian (cikli gjumë-zgjim) dhe shton energjinë. Edhe 1 minutë në natyrë bën diferencë pas një trajtimi të rëndë.
Kjo rutinë 3 minutëshe nuk zë kohë, por i jep trupit atë që i nevojitet për të rifituar energjinë, tretjen dhe balancën hormonale.
Nga FitStation
Ndihmo trupin të shërohet në mënyrë të zgjuar. Ndonjëherë, gjërat më të vogla bëjnë ndryshimin më të madh
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.