“Asgjë nuk është si duket”: Rrëfimi i Fedez tregon fytyrën e vërtetë të Instagramit

Reperi italian Fedez ka zbuluar së fundmi se jeta e tij në rrjetet sociale ishte një iluzion i madh.

Reperi italian Fedez ka zbuluar së fundmi se jeta e tij në rrjetet sociale ishte një iluzion i madh. Në një intervistë me Gabriele Vagnato, ai foli hapur për periudhën e errët që po kalon, mes tyre edhe divorcin nga Chiara Ferragni, të cilin e quajti “momentin e tretë më të keq të jetës sime”. Fedez pranoi se gjithmonë ka ndjerë neveri për jetën që shfaqte online, duke e përshkruar rolin e tij si “djaloshi perfekt” si një gënjeshtër të madhe që i konsumoi shpirtin.

“Shkallmova gjithçka, si Nagasaki,” u shpreh ai për martesën me Ferragni, duke e krahasuar fundin e tyre me një shkatërrim total. Për të, çdo gjë që dukej e përsosur në Instagram nuk ishte gjë tjetër veçse një teatër. Madje, ai tha se martesa e tyre i ngjante Vietnamit dhe e pranoi se gjatë gjithë kohës shtireshin përpara ndjekësve.

Sot, Fedez shprehet i lehtësuar që nuk ka më nevojë të shtiret në rrjete sociale. Ai ka refuzuar imazhin e personazhit të përsosur dhe ka zgjedhur të jetë i vërtetë, pavarësisht se kjo mund të mos i pëlqejë publikut.

Ky rrëfim tronditës rikujton se pas çdo fotoje dhe videoje perfekte, shpesh fshihet dhimbja, lufta dhe e vërteta që askush nuk e tregon. Rrjetet sociale janë vetëm një iluzion: asgje nuk është si duket.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *