Alarm nga Tirana: Gratë shqiptare me më shumë sëmundje kronike se burrat!

Gratë që trajtohen në Tiranë kanë mesatarisht 4.2 sëmundje kronike, krahasuar me 3.9 që kanë burrat.

Një studim i publikuar së fundmi në vitin 2023 me titull “Evidence of a higher burden of multimorbidity among female patients in Albania” zbulon një realitet shqetësues për shëndetin e grave shqiptare. Gratë që trajtohen në Tiranë kanë mesatarisht 4.2 sëmundje kronike, krahasuar me 3.9 që kanë burrat.

Ky raport konfirmon se shëndeti i grave në Shqipëri është nën presion të madh, veçanërisht në aspektin e sëmundjeve kronike, si hipertensioni, diabeti, ankthi, depresioni dhe problemet autoimune.

Studiuesit theksojnë se ky nivel i lartë i multimorbiditetit tek gratë kërkon ndryshime urgjente në përqasje dhe trajtim. Ndër faktorët kryesorë renditen stresi i përditshëm, mbingarkesa familjare, mungesa e kontrolleve periodike dhe shpesh edhe neglizhenca ndaj vetes për shkak të rolit të shumëfishtë që gratë marrin në shoqëri.

Nga Fitstation:
Kujdesi ndaj gruas nuk duhet të fillojë në spital, por në vetëdijen shoqërore dhe institucionale. Shëndeti i grave është themel i shëndetit të një kombi. Le të ndalemi dhe të pyesim: A po kujdesemi siç duhet për to?

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *