Sheqeri nuk është thjesht “armik i linjës”, por një armik i heshtur i shëndetit të çdo qelize.
Sheqeri nuk është thjesht “armik i linjës”, por një armik i heshtur i shëndetit të çdo qelize.
Nëse vuani nga fryrje barku, lodhje, dhimbje kyçesh apo probleme me lëkurën, mund të mos jetë faji i moshës por i ushqimit më inflamator në botë, që shumica e njerëzve e konsumojnë pa u menduar: sheqeri i bardhë i përpunuar.
Studime të shumta ndërkombëtare, përfshirë ato të Harvard-it dhe Journal of Clinical Endocrinology, tregojnë se sheqeri i rafinuar shkakton një shpërthim inflamator në trup, duke çuar në:
• Çrregullime hormonale
• Dobësim të sistemit imunitar
• Rritje të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe Alzheimer
• Dëmtim të lëkurës (plakje e parakohshme dhe akne)
Kur konsumohet rregullisht, sheqeri ngre nivelin e citokinave inflamatore, të cilat janë përgjegjëse për shumë sëmundje kronike dhe përkeqësojnë gjendje si Hashimoto, artriti, sëmundjet autoimune dhe sindromi i zorrës së irrituar.
Nga Fitstation:
Sheqeri nuk është thjesht “armik i linjës”, por një armik i heshtur i shëndetit të çdo qelize. Nëse doni të zvogëloni inflamacionin dhe të rrisni energjinë, filloni duke ulur sasinë e tij që sot. Trupi do t’ju falënderojë.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.