Shkencëtarët konfirmojnë se agjërimi aktivizon një proces biologjik të quajtur autophagy, i cili lufton plakjen dhe pastron trupin nga mbeturinat qelizore.
Shkencëtarët konfirmojnë se agjërimi aktivizon një proces biologjik të quajtur autophagy, i cili lufton plakjen dhe pastron trupin nga mbeturinat qelizore. Ky proces është jetik për mbijetesën dhe funksionimin optimal të qelizave.
Çfarë është autophagy?
E njohur si “vetëngrënia qelizore”, autophagy është sistemi i riciklimit të trupit, që shkatërron pjesët e dëmtuara të qelizave, ripërdor përbërësit e dobishëm dhe eliminon bakteret e rrezikshme.
Pse është kaq e rëndësishme?
Me kalimin e moshës, autophagy bie, duke favorizuar plakjen qelizore dhe sëmundje si diabeti, Alzheimeri apo kanceri. Aktivizimi i saj përmes agjërimit, kufizimit të kalorive dhe stërvitjeve intensive ndihmon trupin të rigjenerohet dhe të qëndrojë më i ri.
Kujdes:
Megjithëse agjërimi për 24-48 orë ka treguar efekte të forta në studimet tek kafshët, duhen më shumë kërkime tek njerëzit dhe agjërimi i gjatë duhet bërë me kujdes, veçanërisht për personat me sëmundje kronike ose gratë shtatzëna.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.