Motivimi i vërtetë nuk vjen vetëm nga fjalë të bukura, por nga ide që tronditin mendjen dhe të bëjnë të veprosh ndryshe.
Motivimi i vërtetë nuk vjen vetëm nga fjalë të bukura, por nga ide që tronditin mendjen dhe të bëjnë të veprosh ndryshe.
Motivimi i vërtetë nuk vjen vetëm nga fjalë të bukura, por nga ide që tronditin mendjen dhe të bëjnë të veprosh ndryshe. Në një botë plot me “libra të vetëndihmës” që përsërisin të njëjtën gjuhë, këto tre tituj janë ndryshe sepse të sfidojnë, jo thjesht të qetësojnë.
“The Mountain Is You” Brianna Wiest
Temë kryesore: Vetë sabotimi dhe transformimi personal
Ky libër nuk flet për “si të jesh më i mirë”, por për si të mos jesh më armiku yt. Brianna Wiest i vesh emocionet me fjalë të qarta dhe prekëse, duke të bërë të kuptosh se malet që ke përpara janë shpesh brenda teje. Ideal për ata që ndihen të mbërthyer në cikle që përsëriten.
Lexo nëse: Ke frikë nga ndryshimi por e ndjen që është koha.
Temë kryesore: Forca mendore përtej limiteve
“Can’t Hurt Me” David Goggins
Një histori e jashtëzakonshme e një djali me një fëmijëri të dhunshme, që u bë një nga burrat më të fortë fizikisht dhe psikologjikisht në botë. Goggins nuk të jep motivim “të butë” por të sfidon me të vërtetën: askush s’do të të shpëtojë, nëse nuk e merr jetën në dorë vetë.
Lexo nëse: Ke nevojë për një goditje mendore dhe rikthim në kontroll të jetës tënde.
“Untamed” Glennon Doyle
Temë kryesore: Liria për të jetuar jashtë pritshmërive
Një libër që flet për çlirimin nga “duhet”-et shoqërore veçanërisht për gratë që janë mësuar të kujdesen për të gjithë, por harrojnë veten. Glennon rrëfen historinë e saj me guxim, duke treguar që jeta e vërtetë fillon kur nuk përpiqesh më të jesh ajo që duan të tjerët.
Lexo nëse: Ndihesh e lodhur nga përshtatja dhe kërkon të jesh vetja pa justifikim.
Nga Fitstation
Motivimi i vërtetë nuk vjen nga “frymëzimi i momentit”, por nga kuptimi i thellë që e kthen dhimbjen në drejtim, lodhjen në forcë dhe frikën në liri.
Një libër nuk ta ndryshon jetën por një faqe mund të të zgjojë.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.