3 ide për darka të shëndetshme që ndihmojnë në djegien e yndyrës, secila rreth 300 kalori

Nëse po kërkon ide për një darkë të lehtë, të shëndetshme dhe që nuk të rëndon stomakun, këto receta janë për ty.
Janë të thjeshta për t’u përgatitur, të pasura me vlera ushqyese dhe të gjitha rreth 300 kalori.
Ideale për ata që kujdesen për peshën, tretjen dhe një gjumë të qetë pa kompromise në shije!

Nëse po kërkon ide për një darkë të lehtë, të shëndetshme dhe që nuk të rëndon stomakun, këto receta janë për ty.
Janë të thjeshta për t’u përgatitur, të pasura me vlera ushqyese dhe të gjitha rreth 300 kalori.
Ideale për ata që kujdesen për peshën, tretjen dhe një gjumë të qetë pa kompromise në shije!

  1. Sallatë me vezë të ziera dhe perime të gjalla (~290 kcal)

Përbërësit:
• 2 vezë të ziera (140 kcal)
• 1 kupë rukola dhe spinaq të freskët (10 kcal)
• 1/4 avokado (60 kcal)
• 5 qepujka të vogla ose 5 domate qershi (15 kcal)
• 1 lugë çaji vaj ulliri ekstra i virgjër (40 kcal)
• Pak limon dhe kripë e zezë (pa kalori)

E pasur me proteina dhe yndyrna të mira, ndihmon në qetësimin e sistemit nervor dhe tretje të lehtë.

  1. Supë me kungull dhe karrotë + pak kos (~300 kcal)

Përbërësit për supën:
• 1 filxhan kungull i njomë + 1 karrotë (70 kcal)
• 1 lugë vaj ulliri + hudhër (50 kcal)
• Erëza: xhenxhefil, trumzë, pak kripë
• 100 g kos grek me pak yndyrë në anë (80–100 kcal)
• Pak fara lini (1 lugë çaji – 30 kcal)

Ngrohëse dhe anti-inflamatore perfekte për darkë në ditë të lodhshme.

  1. Mini tortilla me ton dhe perime në furrë (~300 kcal)

Përbërësit:
• 1 tortillë integrale e vogël (100 kcal) (ose një fetë buke integrale)
• 60 g ton në ujë (70 kcal)
• 1/2 spec i kuq dhe pak qepë (20 kcal)
• 1 lugë gjizë ose kos për sipër (40 kcal)
• 1 lugë çaji vaj ulliri ose pak djathë i grirë (60 kcal)

E lehtë, me proteina të plota dhe shumë e shijshme edhe për darkë të vonshme.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *