Jo çdo kombinim është i shëndetshëm – zbuloni çiftet ushqimore që e lodhin trupin. Frutat pas bukës? Mish me djathë? Disa zakone të zakonshme pengojnë tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese.
Në dukje një pjatë mund të përmbajë përbërës të shëndetshëm, por nëse kombinimi është i gabuar, trupi e paguan me fryrje, lodhje pas ushqimit, aciditet apo përthithje të dobët të lëndëve ushqyese. Ja disa nga gabimet më të shpeshta që bëhen në tryezë:
1. Fruta pas buke
Frutat treten shpejt, por kur konsumohen pas vakteve të plota, qëndrojnë gjatë në stomak duke fermentuar. Kjo çon në fryrje, gazra dhe probleme me tretjen.
Zgjidhja: Frutat duhen ngrënë më vete, idealisht 1–2 orë para ose pas vaktit.
2. Proteina shtazore + karbohidrate të rafinuara
Mish ose peshk me bukë të bardhë, patate ose oriz të bardhë – ky është një kombinim që ngadalëson ndjeshëm tretjen. Proteina kërkon mjedis acid për t’u tretur, ndërsa karbohidratet kërkojnë mjedis alkalin – të dyja së bashku krijojnë konflikt tretës.
Zgjidhja: Kombino proteinën me perime jo-ndzetëse (brokoli, kungull, sallatë, etj.).
3. Qumësht + çdo gjë tjetër
Qumështi është një “ushqim i plotë” dhe kërkon kohë për t’u tretur. Kur e përziejmë me fruta, drithëra apo ushqime të tjera, shpesh krijon fryrje dhe mukus.
Zgjidhja: Nëse konsumon qumësht, pihet i vetëm – jo me fruta apo mëngjes të pasur.
4. Domate + produkte niseshteje (makarona, oriz, bukë)
Domatja është acidike dhe në kombinim me niseshtenë krijon fermentim. Kjo shkakton fryrje dhe përthithje të dobët të mineraleve.
Zgjidhja: Përdor domate me vaj ulliri, barishte, por jo gjithmonë me makarona të pasura.
5. Fruta të ëmbla + fruta acidike
P.sh. banane me kivi apo portokall me mango. Frutat acidike prishin procesin e tretjes së frutave të ëmbla, çka çon në fermentim dhe tretje të vështirë.
Zgjidhja: Frutat e ëmbla (banane, mango) konsumohen të ndara nga ato acidike (qitro, ananas, kivi).
6. Proteina shtazore + djathë apo produkte qumështi
Kombinimi i mishit me djathin (si hamburger me djathë apo mish pule me salcë kremoze) ngarkon stomakun dhe shkakton tretje të rënduar.
Zgjidhja: Zgjidh një burim të vetëm proteine në një vakt.
Mos harroni:
Ushqimi është informacion për trupin – dhe mënyra si e kombinojmë ndikon në mënyrën si trupi e përpunon. Jo gjithçka që duket “fit” është në të vërtetë funksionale për shëndetin tuaj.