Pse ndiheni të fryrë? Zbuloni shkaqet që nuk lidhen vetëm me ushqimin.
Ndiheni të fryrë edhe kur hani pak? Fryrja nuk lidhet gjithmonë me ushqimin. Ajo mund të vijë nga intoleranca të fshehura, çrregullime hormonale, mungesë enzimash apo disbalanca të zorrëve. Lexoni si ta dalloni shkakun e vërtetë dhe çfarë hapa të ndërmerrni për të rifituar lehtësinë në trup.
Fryrja nuk vjen vetëm nga ajo që hani – por edhe nga si funksionon trupi juaj. Zbuloni shkaqet e fshehura pas ndjesisë së rënduar në bark dhe çfarë mund të bëni për ta trajtuar në mënyrë të personalizuar.
Ndjesia e fryrjes është një nga ankesat më të shpeshta që dëgjojmë sot — shpesh e lidhur me ushqimin, por realiteti është më kompleks. Fryrja nuk është një diagnozë në vetvete, por një simptomë që tregon se diçka në trup nuk po funksionon siç duhet.
Nëse ndiheni sikur stomaku është i rënduar, keni gazra, ose një ndjesi sikur “diçka ka ngecur”, ja disa nga arsyet më të zakonshme, të ndara sipas faktorëve nutritivë dhe mjekësorë:
Shkaqe nga ana ushqimore (nutritive):
1. Konsum i tepruar i ushqimeve të përpunuara Ushqimet me shumë aditivë, kripë dhe sheqerna të fshehura mund të shkaktojnë mbajtje uji dhe fermentim në zorrë.
2. Intoleranca ushqimore (si laktoza, gluteni, fruktoza) Këto mund të shkaktojnë fryrje, gazra, dhe madje edhe inflamacion të zorrëve, veçanërisht kur nuk janë të diagnostikuara.
3. Mungesa e fibrave ose konsum i papërshtatshëm i tyre Fibrat janë të nevojshme për tretje të mirë, por kur merren në sasi të mëdha papritur, mund të shkaktojnë fryrje.
4. Kombinime të papërshtatshme ushqimore
Shembull:konsumimi i frutave pas vakteve të rënda, ose përzierja e proteinave të rënda me karbohidrate të rafinuara.
5. Ngrënia e shpejtë dhe pa përtypje Kjo sjell gëlltitje ajri, mbingarkesë për stomakun dhe ndikon në procesin e tretjes.
Shkaqe mjekësore dhe fiziologjike:
1. Disbioza intestinale (çrregullim i mikrobiotës) Balanca e baktereve të zorrëve ndikon direkt në tretje. Kur ajo prishet, krijohen gazra dhe ndjesi fryrjeje.
2. Sindroma e zorrës së irrituar (IBS) Shumë persona me IBS përjetojnë fryrje pas vakteve, edhe kur hanë sasi të vogla ushqimi.
3. Çrregullime hormonale (p.sh., hipotiroidizmi, faza luteale e ciklit menstrual, menopauza) Hormonet ndikojnë në lëvizjen e zorrëve dhe retencën e ujit.
4. Mungesa e enzimave tretëse Në disa raste, trupi nuk prodhon mjaftueshëm enzima për të përpunuar lëndët ushqyese, sidomos yndyrnat dhe laktozën.
5. Mbajtje e lëngjeve dhe inflamacion i brendshëm Kjo ndodh shpesh për shkak të stresit kronik, dietave jo të balancuara ose intolerancave të fshehura.
Çfarë mund të bëni?
– Monitoroni reagimin e trupit tuaj ndaj ushqimeve të caktuara. – Mos e nënvlerësoni ndikimin e stresit dhe gjumit në sistemin tretës. – Konsultohuni me një specialist të ushqimit ose mjek gastroenterolog për të përcaktuar shkakun. – Mos e shihni fryrjen si “normale”. Është një mesazh që trupi po përpiqet t’ju japë.
Mesazh nga Fitstation
Në Fitstation, ne ofrojmë këshillim të personalizuar për të identifikuar shkaktarët individualë të fryrjes dhe për të krijuar një plan të përshtatur për trupin tuaj.
Cenkuela Hasa
Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!
Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.