Vitamina D është më shumë se një “vitaminë dielli”. Ajo është një hormon jetik për shëndetin e kockave, sistemit imunitar, hormoneve dhe madje edhe humorit
Vitamina D është më shumë se një “vitaminë dielli”. Ajo është një hormon jetik për shëndetin e kockave, sistemit imunitar, hormoneve dhe madje edhe humorit. Por për shkak të stilit modern të jetesës ku kalojmë shumë kohë brenda dhe ushqimi shpesh është i përpunuar mungesa e saj është kthyer në një ndër problemet më të zakonshme shëndetësore, veçanërisht te gratë, fëmijët dhe personat me sëmundje autoimune.
Por si e kupton trupi kur i mungon kjo vitaminë kaq e rëndësishme?
Shenjat më të zakonshme të mungesës së vitaminës D
Kush është më i rrezikuar?
• Persona që rrallë ekspozohen në diell
• Ata që mbulojnë trupin për arsye kulturore apo profesionale
• Persona me ngjyrë të errët të lëkurës
• Ata që vuajnë nga sëmundje autoimune (si Hashimoto)
• Gratë shtatzëna ose në menopauzë
Si ta rrisim nivelin e vitaminës D?
Rrezet e diellit janë burimi kryesor, por vetëm 15–20 minuta në ditë, pa krem mbrojtës, janë të mjaftueshme në shumicën e rasteve. Gjithashtu, vitamina D mund të merret nga:
• Vaji i peshkut dhe salmoni
• E verdha e vezës
• Qumështi dhe produktet e fortifikuara
• Suplementet me D3 (me këshillimin e mjekut)
Nëse dyshon se ke mungesë të vitaminës D, analiza e gjakut 25(OH)D është mënyra më e saktë për ta konfirmuar.
Ky artikull u publikua nga Fitstation Media, aty ku kujdesi për trupin fillon me vetëdije.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.