Ndryshimi i ngjyrës së thonjve mund të jetë shumë më tepër sesa një çështje estetike.
Ndryshimi i ngjyrës së thonjve mund të jetë shumë më tepër sesa një çështje estetike. Kur thonjtë marrin një ngjyrë të errët, si kafe, gri, blu apo edhe të zezë, trupi mund të jetë duke sinjalizuar probleme serioze shëndetësore që nuk duhen injoruar.
Një nga shkaqet më të zakonshme është mungesa e hekurit, që shoqërohet me anemi, lodhje dhe thonj të dobët. Në raste të tjera, ngjyra e errët mund të lidhet me çrregullime të mëlçisë, veshkave apo mushkërive, sidomos nëse thonjtë marrin nuanca blu – shenjë e mungesës së oksigjenit në gjak.
Nëse shfaqet një vijë e zezë apo njollë poshtë thoit, pa ndonjë goditje të dukshme, kjo mund të tregojë edhe një melanomë, një formë agresive e kancerit të lëkurës që kërkon diagnozë të menjëhershme.
Përdorimi i barnave të forta, si antibiotikët apo kimioterapia, por edhe ekspozimi ndaj kimikateve, mund të ndikojnë në errësimin e thonjve. Ndërkohë, një infeksion fungal i pashëruar mund t’i japë thoit ngjyrë të verdhë në të errët dhe strukturë të trashë.
Çfarë duhet të bëni?
Nëse vini re ngjyrosje të pazakontë në thonj që nuk largohet për ditë apo javë me radhë, është thelbësore të konsultoheni me mjekun. Një analizë gjaku dhe një vizitë te dermatologu mund të zbulojnë shkakun e vërtetë dhe të parandalojnë komplikime serioze.
Nga Fitstation:
Mos i injoro shenjat që të jep trupi. Edhe thonjtë “flasin” kur diçka nuk shkon. Dëgjoji dhe vepro në kohë.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.