Puthni sa më shumë! Ja çfarë shëron një puthje

Nuk është thjesht një akt romantik puthja është terapi për trupin dhe mendjen.

Nuk është thjesht një akt romantik puthja është terapi për trupin dhe mendjen. Studiuesit kanë zbuluar se një puthje e sinqertë shkakton një seri reagimesh të fuqishme në organizëm që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin emocional, imunitetin dhe trurin.

Sipas një studimi të publikuar në “American Journal of Medicine”, puthja ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit), rrit prodhimin e oksitocinës (hormoni i lidhjes dhe dashurisë) dhe ndihmon në qetësimin e ankthit dhe depresionit.

Por kjo s’është e gjitha:
• Rrit imunitetin – shkëmbimi i mikrobeve të shëndetshme nxit sistemin imunitar të forcohet.
• Zvogëlon presionin e gjakut – puthja ndihmon në qetësimin e zemrës dhe përmirëson qarkullimin.
• Përmirëson humorin – përmes çlirimit të dopaminës dhe serotoninës, të cilat na bëjnë të ndihemi të lumtur.
• Përforcon lidhjen në çift – duke aktivizuar qendrat e besimit dhe sigurisë në tru.

Ekspertët rekomandojnë të puthni më shpesh jo vetëm për dashuri, por edhe për shëndet!

Nga Fitstation:
Një puthje e vërtetë nuk është vetëm ndjenjë është ilaç. Jepini trupit dhe shpirtit atë që kanë nevojë më shumë: afërsi të ndjerë dhe kontakt njerëzor. Sepse shërimi ndonjëherë fillon me një buzë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *