Në tregun modern, frutat dhe perimet shpesh duken të përsosura në pamje, por kjo nuk është gjithmonë një shenjë e mirë.
Në tregun modern, frutat dhe perimet shpesh duken të përsosura në pamje, por kjo nuk është gjithmonë një shenjë e mirë. Përdorimi i pesticideve dhe hormoneve në bujqësi është rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime për shëndetin. Ja disa teste të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi për të dalluar praninë e tyre:
Vendosni frutat ose perimet në një enë me ujë dhe shtoni 1–2 lugë sodë buke. Lërini për 15 minuta. Nëse uji bëhet me ngjyrë të zbehtë apo i turbullt, është shenjë që sipërfaqja e tyre ka mbetje kimikatesh.
Në një enë me ujë, shtoni pak uthull molle. Lërini frutat për 10–15 minuta. Uthulla ndihmon në neutralizimin e pesticideve dhe në disa raste nxjerr aromë të pazakontë, shenjë e substancave të mbetura.
Frutat që janë shumë të mëdha, me ngjyrë uniforme dhe pa asnjë njollë ose shenjë natyrale, shpesh janë trajtuar me hormone për rritje apo me dyll për shkëlqim. Kërkoni perime me përmasa të ndryshme dhe ngjyrë natyrale.
Vendosni perimet në ujë të nxehtë për disa minuta. Nëse uji krijon shkumë të bardhë në sipërfaqe, kjo është një shenjë e qartë e pranishmërisë së mbetjeve të pesticideve ose dyllit sintetik.
Produktet natyrale kanë erë të fortë karakteristike. Nëse frutat nuk kanë aspak aromë ose shijojnë ujshëm edhe pse duken të bukura, ka mundësi të jenë të rritura me ndërhyrje hormonale.
Rekomandim:
• Lajini gjithmonë frutat dhe perimet me ujë të bollshëm dhe sodë buke ose uthull.
• Kur është e mundur, zgjidhni produkte të fshatit, të çertifikuara si organike, ose nga fermerë të besuar.
Nga FitStation:
Shëndeti fillon në kuzhinë. Kujdesi për cilësinë e frutave dhe perimeve që konsumoni është hapi i parë për të ushqyer veten me vetëdije.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.