Të agjëroni 1 herë në javë: Pse është e rëndësishme, çfarë ndodh me trupin dhe peshën tuaj

Agjërimi periodik, edhe vetëm 1 ditë në javë, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga shkencëtarët për përfitimet e tij për trupin dhe mendjen. Ky koncept njihet si Intermittent Fasting 24h ose One Day Fasting.

Agjërimi periodik, edhe vetëm 1 ditë në javë, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga shkencëtarët për përfitimet e tij për trupin dhe mendjen. Ky koncept njihet si Intermittent Fasting 24h ose One Day Fasting.

Pse është i rëndësishëm?
• Pushon sistemin tretës: Jep mundësi trupit të fokusohet në riparim qelizor dhe detoksifikim.
• Rregullon insulinën: Ul nivelet e sheqerit në gjak dhe ndihmon në parandalimin e rezistencës ndaj insulinës.
• Forcon sistemin imunitar: Studime tregojnë se gjatë agjërimit trupi aktivizon procesin e autofagisë rigjenerimin natyral të qelizave.
• Mbron zemrën: Ul inflamacionin dhe përmirëson balancën e lipideve në gjak.

Kush e praktikon?
• Shumë kultura dhe fe në botë (agjërimi islam, ortodoks, budist) e kanë si traditë.
• Shkencëtarë si Dr. Valter Longo e përdorin si metodë anti plakje.
• Atletë dhe nutricionistë modernë e përfshijnë për të rritur metabolizmin dhe për të përmirësuar rikuperimin.

Si ta bëni saktë?

Zgjidhni një ditë në javë ku ndiheni më të qetë.
Konsumoni ujë, çajra bimorë ose ujë me pak limon gjatë ditës.
Hani një vakt të lehtë darke në mbrëmje (supë, sallatë me proteina të lehta).
Ditën pas agjërimit filloni me një mëngjes të thjeshtë (p.sh. fruta ose kos).

Çfarë ndodh me peshën?
• Djeg rezervat e glukozës dhe kalon më shpejt në djegie të yndyrave.
• Mund të ndihmojë në humbje peshe graduale nëse kombinohet me një dietë të balancuar.
• Rrit ndjeshmërinë e insulinës, duke parandaluar shtimin e yndyrës abdominale.

Studime:
• Longo V. Fasting-Mimicking Diet and Longevity. Cell Metabolism, 2020.
• Mattson MP. Effects of Intermittent Fasting on Health, Aging, and Disease. NEJM, 2019.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *