Si ta kuptoni që instruktori i palestrës po flirton me ju? Ja 7 shenjat!

Keni filluar palestrën për të pasur trupin e ëndrrave… por ndoshta po fitoni edhe vëmendjen e dikujt tjetër. Instruktori juaj i fitnesit po ju kushton më shumë vëmendje se të tjerëve? Mos ndoshta nuk është thjesht profesionalizëm?

Keni filluar palestrën për të pasur trupin e ëndrrave… por ndoshta po fitoni edhe vëmendjen e dikujt tjetër. Instruktori juaj i fitnesit po ju kushton më shumë vëmendje se të tjerëve? Mos ndoshta nuk është thjesht profesionalizëm?

Ja 7 shenja që tregojnë se ai/ajo nuk po merret vetëm me squats:
1. Ju ndjek kudo në palestër
Edhe kur e dini mirë çfarë po bëni, ai vjen t’ju “ndihmojë” me peshat apo t’ju korrigjojë lëvizjet, ndonëse të tjerët po gabojnë rëndshëm në krahun tjetër.
2. Kontakti i syve është më i gjatë se zakonisht
Po po, ai “shikimi” që zgjat një sekondë më shumë… nuk është rastësi. Shpesh, ai përfundon me një buzëqeshje “vetëm për ju”.
3. Ju komenton në Instagram… shpesh
Nëse instruktori juaj komenton emoji zjarri ose bën reply çdo herë që postoni një selfie pas stërvitjes… nuk është thjesht suport profesional.
4. Gjen gjithmonë kohë për ju
Palestër plot? Të tjerët presin në radhë për ndihmë? Ai është gjithmonë i lirë për t’ju asistuar personalisht. Hmm…
5. Komplimentet tejkalojnë stërvitjen
“Je shumë e përqendruar”, “ke progres të jashtëzakonshëm”, “kaq energji sa ke, të jepet” – kur komplimentet fillojnë të tingëllojnë më shumë si flirt.
6. E zbuloni që di detaje për ju
Kur përmend diçka që nuk e keni ndarë në palestër, por e keni postuar në rrjete sociale. Tregon se është i vëmendshëm… ndoshta pak më shumë nga ç’duhet.
7. Ju propozon stërvitje private
Nëse ju sugjeron “të punoni bashkë jashtë orarit të palestrës”, e dini ku po shkon kjo… (edhe nëse fillon me stretching të pafajshëm).

Këshilla nga Fitstation:
Flirti në palestrën tuaj mund të jetë argëtues, por gjithmonë vendosni kufijtë tuaj emocionalë dhe fizikë. Një ambient i shëndetshëm stërvitjeje duhet të mbështesë respektin dhe profesionalizmin, edhe kur kimia është e dukshme!

Nga Fitstation
Për më shumë tema që ndërthurin shëndetin, humorin dhe jetën reale, qëndro me ne çdo ditë!

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *