Sheqeri dhe kokaina: Dy varësi me të njëjtin efekt në tru, ja çfarë thonë psikologët

Shumë njerëz e përdorin shprehjen “jam i varur nga sheqeri” si një mënyrë për të treguar dëshirën e madhe për ëmbëlsira, por studimet e fundit tregojnë se kjo nuk është thjesht një shprehje popullore.

Shumë njerëz e përdorin shprehjen “jam i varur nga sheqeri” si një mënyrë për të treguar dëshirën e madhe për ëmbëlsira, por studimet e fundit tregojnë se kjo nuk është thjesht një shprehje popullore.

Sipas kërkimeve të publikuara në revistën “Neuroscience & Biobehavioral Reviews”, sheqeri mund të aktivizojë në tru të njëjtat qendra të kënaqësisë që aktivizohen nga droga si kokaina apo heroina. Kur konsumojmë sheqer, truri çliron dopaminë dhe endorfina, hormone që na japin ndjesinë e lumturisë dhe kënaqësisë së menjëhershme. Kjo bën që shumë persona ta kërkojnë gjithnjë e më shpesh, duke zhvilluar një formë varësie të ngjashme me atë ndaj substancave narkotike.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se, ndryshe nga droga, sheqeri nuk shkakton të njëjtat dëmtime fizike direkte, por abuzimi me të lidhet me rrezikun për mbipeshë, diabet, sëmundje të zemrës dhe probleme të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi.

Psikologët sugjerojnë që, për të ulur varësinë ndaj sheqerit, individët duhet të kufizojnë gradualisht sasinë ditore, të konsumojnë ushqime të pasura me fibra dhe proteina që ulin dëshirën për sheqer, si dhe të shmangin blerjen e ushqimeve të përpunuara.

Mesazhi nga Fitstation: Kujdes me sheqerin. Varësia ndaj tij mund të jetë më e rrezikshme nga sa mendon. Zgjidh alternativa natyrale dhe kujdesu për trupin tënd çdo ditë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *