Kurkuma ka qenë për shekuj një nga përbërësit më të fuqishëm në mjekësinë tradicionale Ayurveda dhe atë kineze. Përbërësi aktiv, kurkumina, ka veti të forta antioksiduese dhe anti inflamatore që mbështesin trupin në luftën kundër inflamacionit dhe dhimbjeve kronike.
Kur duhet përdorur dhe për çfarë ndihmon?
• Dhimbjet e kyçeve dhe artriti: Kurkumina mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në artritin reumatoid dhe osteoartrit.
• Sëmundjet autoimune: Ul reagimin inflamator të trupit dhe mbështet sistemin imunitar.
• Problemet me tretjen: Lehtëson inflamacionin e zorrëve dhe gastritin.
• Dhimbjet muskulore: Pas stërvitjes ose lodhjes fizike, ndihmon në rigjenerim.
• Sëmundjet inflamatore kronike: Mbështet trupin në balancimin e inflamacionit të shkaktuar nga dieta e varfër, stresi ose toksinat.
Receta e çajit të kurkumës për dhimbje dhe inflamacion
Përbërësit:
• ½ lugë çaji pluhur kurkume
• ¼ lugë çaji piper i zi
• Lëngu i ½ limoni
• ½ lugë çaji mjaltë (opsional, shtohet pasi të ftohet pak)
Përgatitja:
1. Zieni 2 gota ujë.
2. Shtoni kurkumen dhe piperin e zi, lërini të ziejnë ngadalë për 8 minuta.
3. Lëreni të ftohet pak (nën 40°C).
4. Shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit, përziejeni dhe kullojeni.
Mund ta përdorni çdo ditë si pije anti inflamatore, sidomos në periudha me dhimbje kyçesh, lodhje muskulore ose për të mbështetur imunitetin.