Pse metabolizmi juaj punon ngadalë? Ja 7 arsye të fshehura që shumica nuk i marrin parasysh

Nuk është gjithmonë faji i ushqimit. Nëse ndiheni të fryrë, shtoni peshë lehtësisht ose mezi humbni kilogramët pavarësisht përpjekjeve, faji mund të jetë metabolizmi juaj dhe jo ai “që keni lindur me të”, por ai që është ngadalësuar me kohën. Këto janë 7 shkaqet më të zakonshme pse metabolizmi punon më ngadalë:1. Mungesa e gjumitGjumi …

Nuk është gjithmonë faji i ushqimit. Nëse ndiheni të fryrë, shtoni peshë lehtësisht ose mezi humbni kilogramët pavarësisht përpjekjeve, faji mund të jetë metabolizmi juaj dhe jo ai “që keni lindur me të”, por ai që është ngadalësuar me kohën.

Këto janë 7 shkaqet më të zakonshme pse metabolizmi punon më ngadalë:
1. Mungesa e gjumit
Gjumi i pamjaftueshëm ndikon drejtpërdrejt në hormonet që kontrollojnë urinë dhe energjinë. Trupi hyn në “ruajtje kalorie”.
2. Nivele të ulëta të tiroides
Probleme me tiroiden (si Hashimoto) çojnë në ngadalësim të metabolizmit dhe shtim peshe pa arsye.
3. Dieta shumë të ulëta në kalori
Kur hani shumë pak, trupi kalon në “modalitet mbijetese” dhe kursen energjinë.
4. Mungesë muskujsh
Muskujt djegin më shumë kalori edhe në gjendje pushimi. Sa më shumë muskuj, aq më i gjallë metabolizmi.
5. Stresi kronik dhe kortizoli i lartë
Stresi i vazhdueshëm rrit hormonin kortizol, i cili ngadalëson metabolizmin dhe rrit oreksin.
6. Mosaktiviteti fizik
Jeta sedentare vret metabolizmin. Edhe lëvizjet e vogla bëjnë diferencë.
7. Mungesa e vitaminës D, hekurit apo B12
Këto ndihmojnë trupin të prodhojë energji. Kur mungojnë, metabolizmi bie. Mos u fokusoni vetëm te kalorite. Kuptoni trupin tuaj. Në shumicën e rasteve, metabolizmi mund të rindezët me ndryshime të vogla, por të qëndrueshme: më shumë gjumë, aktivitet fizik i rregullt, analiza gjaku të herëpashershme dhe një dietë që ushqen jo që ndëshkon.Nga Fitstation
Mos ia vini fajin vetëm moshës. Metabolizmi është një pasqyrë e stilit të jetesës, hormonëve dhe zakoneve tuaja të përditshme. Nëse ndihesh sikur trupi yt ka frena të tërhequra – ndoshta është koha të flasësh me një profesionist.
Fitstation është këtu për të të ndihmuar të gjesh balancën.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *