Si ta kuptosh nëse ke Hashimoto? Shenjat që nuk duhen injoruar

Hashimoto është një sëmundje autoimune që shpesh kalon pa u vënë re për vite me radhë. Por trupi dërgon sinjale që nuk duhet të injorohen. Kjo sëmundje ndikon në gjëndrën tiroide dhe shkakton një sërë simptomash që mund të ngatërrohen me lodhje të zakonshme apo stres ditor. Simptomat më të zakonshme që tregojnë se diçka …

Hashimoto është një sëmundje autoimune që shpesh kalon pa u vënë re për vite me radhë. Por trupi dërgon sinjale që nuk duhet të injorohen. Kjo sëmundje ndikon në gjëndrën tiroide dhe shkakton një sërë simptomash që mund të ngatërrohen me lodhje të zakonshme apo stres ditor.

Simptomat më të zakonshme që tregojnë se diçka nuk shkon me tiroiden:
• Lodhje e vazhdueshme, edhe pas pushimit.
• Ftohtësi e pashpjegueshme – duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta.
• Rënie flokësh, lëkurë e thatë, thonj që thërrmohen lehtë.
• Shtim në peshë, edhe pa ngrënë shumë.
• Mjegull në tru (vështirësi në përqendrim).
• Rritje e ndjeshmërisë emocionale, ankth ose depresion.
• Menstruacione të çrregullta apo më të rënda se zakonisht.
• Konstipacion (tretje e ngadalësuar).
• Fryrje e qafës (goiter) apo ndjesi shtrëngimi në këtë zonë.

Në shumë raste, Hashimoto zbulohen vetëm përmes analizave të gjakut si:
• TSH (zakonisht i lartë)
• FT4 (mund të jetë i ulët)
• Anti-TPO dhe Anti-TG (antitrupa që tregojnë proces autoimun)
• Ekografia e tiroides

Nëse këto simptoma ju duken të njohura, mos i lini pas dore. Hashimoto është e menaxhueshme, por vetëm nëse kapet në kohë.

Nga Fitstation: Nëse ndihesh e lodhur, ke fryrje, rënie flokësh apo luhatje humori pa shkak të qartë ndoshta është koha të shikosh përtej stresit dhe të kontrollosh tiroiden. Kujdesi për shëndetin fillon me vetëdijen. Jemi këtu për të ndihmuar.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *