Po stërviteni me pesha? Ja si duhet të jetë dreka juaj

Nëse ushtroni me pesha, dreka është vakti më i rëndësishëm për rikuperim dhe rritje muskulore. Çfarë duhet të përfshijë?

Nëse ushtroni me pesha, dreka është vakti më i rëndësishëm për rikuperim dhe rritje muskulore. Çfarë duhet të përfshijë?

1. Proteina të plota
Pulë, peshk, mish i kuq pa dhjamë, vezë ose tofu, ndihmojnë në riparimin dhe ndërtimin e fibrave muskulore të dëmtuara gjatë stërvitjes.

2. Karbohidrate komplekse
Oriz integral, quinoa, patate të ëmbla ose bukë integrale, mbushin rezervat e glikogjenit dhe ju japin energji për pjesën tjetër të ditës.

3. Perime të bollshme
Brokoli, spinaq, sallata jeshile ose speca për vitamina, minerale dhe fibra që mbajnë tretjen të shëndetshme.

4. Yndyrna të shëndetshme
Avokado, vaj ulliri ose bajame për balancim hormonal dhe shëndetin e përgjithshëm.

5. Ujë ose pije elektrolitesh
Hidratimi është kyç për rikuperim dhe volum muskulor.

Pse është kaq e rëndësishme?
Nëse nuk konsumoni proteina dhe karbohidrate pas stërvitjes, trupi përdor muskujt si burim energjie, duke penguar rezultatet.

Nga Fitstation:
“Trupi ndërtohet në palestër, por muskujt rriten në kuzhinë. Ushqehu si një atlet.”

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *