Nga kurimi i fertilitetit te parandalimi i plakjes, ja si ta përdorni “lëngun mbretëror”

QUMËSHTI I BLETËS (Royal Jelly)

QUMËSHTI I BLETËS (Royal Jelly)
Çfarë është?
Qumështi i bletës është një lëng i trashë, i bardhë-krem, që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore dhe përdoret për të ushqyer bletën mbretëreshë dhe larvat.

Sëmundjet dhe gjendjet që ndihmon

Sipas studimeve (kryesisht në Azi dhe Europë), qumështi i bletës:

Forcon sistemin imunitar
– Përmban proteina, aminoacide dhe vitamina që stimulojnë mbrojtjen natyrale.

Rrit energjinë dhe vitalitetin
– I dobishëm për lodhje kronike, dobësi pas sëmundjeve, anemi.

Ul inflamacionin
– Vepron si anti-inflamator dhe antioksidant i fuqishëm.

Ndihmon fertilitetin
– Përmirëson cilësinë e vezëve dhe spermës falë acideve yndyrore unike (10-HDA).

Rregullon hormonet
– Sidomos tek gratë peri-menopauzë dhe menopauzë.

Përmirëson lëkurën
– Rrit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Mbron nga plakja
– Ka veti anti-age falë peptidave dhe faktorëve rritës natyralë.

Ul nivelin e sheqerit në gjak
– Studime të vogla tregojnë se ndihmon diabetikët tip 2 në rregullimin e glukozës.

Ndihmon te kolesteroli i lartë dhe hipertensioni
– Disa prova e lidhin me ulje të LDL (kolesterolit të keq).

Si ta përdorim?

Doza e rekomanduar:
– 500 mg – 1 gr në ditë (përmbajtje e freskët ose kapsula)
– Mund ta marrësh esëll në mëngjes për përthithje më të mirë.
– Mund të kombinohet me mjaltë (p.sh. 1 lugë kafe qumësht blete + 1 lugë mjaltë).

Forma:
– E freskët (më e fuqishme)
– Kapsula (e liofilizuar)
– Ampula pijesh me propolis dhe polen për forcim imuniteti.

Kujdes
• Mund të shkaktojë reaksione alergjike serioze te personat alergjikë ndaj produkteve të bletës (anafiliaksi, fryrje fytyre, vështirësi në frymëmarrje).
• Nuk këshillohet te astmatikët alergjikë pa konsultë mjekësore.
• Nuk duhet tepruar: doza të larta mund të japin diarre, probleme stomaku, skuqje.

Përdorimi tradicional

Në kulturat aziatike, merret për:
fuqizim seksual dhe fertilitet
forcim pas lindjes
jetëgjatësi
përmirësim kujtese dhe për

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *