Morbus Crohn, sëmundja që ndali karrierën e gjimnastes Xheni Kozi por jo ëndërrat e saj

Xheni Kozi, gjimnastja e njohur shqiptare, ka rrëfyer se zbulimi i sëmundjes Morbus Crohn i ndryshoi tërësisht jetën.

Xheni Kozi, gjimnastja e njohur shqiptare, ka rrëfyer se zbulimi i sëmundjes Morbus Crohn i ndryshoi tërësisht jetën. “Kur zbulova sëmundjen, më erdhi jeta pa dritë syve,” thotë ajo, duke kujtuar momentin kur iu desh të hiqte dorë nga garat dhe karriera sportive që kishte ndërtuar me shumë sakrifica.

Morbus Crohn është një sëmundje inflamatore kronike e zorrëve, që shkakton dhimbje të forta abdominale, diare të shpeshta, humbje peshe dhe lodhje të vazhdueshme. Për sportistët, kjo gjendje bëhet veçanërisht sfiduese, pasi prek drejtpërdrejt energjinë, ushqyerjen dhe përgatitjen fizike.

“Është një sëmundje që më ndryshoi jetën, më bëri të heq dorë nga garat, por jo nga ëndrrat,” tregon Xheni. Sot, ajo ka gjetur një rrugë të re duke kontribuar si trajnere e gjimnastikës për fëmijët, duke iu përcjellë atyre pasionin dhe disiplinën që e formuan si sportiste.

“Edhe pse shpesh ndjehem e lodhur, kam gjetur forcën për të ecur para, për të vazhduar,” shprehet ajo me vendosmëri, duke dhënë një shembull të fuqishëm që asnjë sëmundje nuk mund t’i ndalojë ëndrrat, përveçse t’i ndryshojë rrugëtimin.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *