Mjalti i fermentuar me hudhër, trendi natyral për imunitetin, çfarë thotë shkenca dhe si përgatitet

Një kombinim i vjetër i mjekësisë popullore po rikthehet fuqishëm në rrjetet sociale: mjalti i fermentuar me hudhër. I konsideruar si “antibiotik natyral”, kjo përzierje përdoret kryesisht në stinën e ftohtë, por edhe si mbështetje për disa probleme shëndetësore të lehta.

Një kombinim i vjetër i mjekësisë popullore po rikthehet fuqishëm në rrjetet sociale: mjalti i fermentuar me hudhër. I konsideruar si “antibiotik natyral”, kjo përzierje përdoret kryesisht në stinën e ftohtë, por edhe si mbështetje për disa probleme shëndetësore të lehta.

Por sa qëndrojnë këto pretendime dhe si duhet përdorur në mënyrë të sigurt?

Çfarë është mjalti i fermentuar me hudhër?

Përgatitet duke zhytur thelpinj hudhre të freskët në mjaltë të papërpunuar (raw). Me kalimin e ditëve, hudhra lëshon lagështi, hollon mjaltin dhe nis një proces natyral fermentimi. Formohen flluska të vogla dhe shija bëhet më e butë.

Ky proces nuk është fermentim klasik me kripë, por aktivizim i majave natyrale të pranishme në mjaltë.

Për çfarë përdoret tradicionalisht?

Hipertension i lehtë
Hudhra është studiuar për efektin e saj modest në uljen e presionit të gjakut. Nuk zëvendëson terapinë mjekësore, por mund të jetë mbështetje.

Kolesterol i lartë (LDL)
Disa studime sugjerojnë se konsumimi i rregullt i hudhrës mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq” në forma të lehta.

Kollë, grip dhe viroza sezonale
Mjalti qetëson fytin, ndërsa hudhra ka veti antimikrobike. Shpesh merret një lugë çaji në mëngjes ose para gjumit.

Probleme me tretjen dhe fryrje
Hudhra stimulon enzimat tretëse, ndërsa fermentimi mund të kontribuojë në balancimin e florës intestinale.

Steatoza hepatike (mëlçi e yndyrshme) në faza të lehta
Përbërësit antioksidues dhe anti-inflamatorë të hudhrës mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të mëlçisë. Megjithatë, trajtimi kryesor mbetet dieta dhe aktiviteti fizik.

Si përgatitet?

Përbërësit:
• 1 kokë hudhër e freskët
• 250–300 ml mjaltë i papërpunuar
• 1 kavanoz qelqi i sterilizuar

Hapat:
1. Qëro hudhrat dhe shtypi lehtë.
2. Vendosi në kavanoz të pastër.
3. Mbuloji plotësisht me mjaltë.
4. Lëre në temperaturë ambienti 2–4 javë.
5. Hap kapakun çdo 1–2 ditë për të liruar gazrat.

Hudhrat duhet të qëndrojnë gjithmonë të zhytura në mjaltë për të shmangur rrezikun e mykut.

Si konsumohet?
• 1 lugë çaji në mëngjes esëll
ose
• 1 lugë para gjumit gjatë periudhave të ftohjes

Nuk rekomandohet shtimi në çaj shumë të nxehtë, pasi dëmtohen enzimat natyrale.

Kujdes
• Nuk rekomandohet për fëmijë nën 1 vjeç.
• Personat që marrin hollues gjaku duhet të këshillohen me mjekun.
• Nuk zëvendëson trajtimin mjekësor për sëmundje kronike.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *