Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë të re që mund të ndryshojë të ardhmen e trajtimit të kancerit.
Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë të re që mund të ndryshojë të ardhmen e trajtimit të kancerit.
Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë të re që mund të ndryshojë të ardhmen e trajtimit të kancerit. Një injeksion mRNA, i ngjashëm me teknologjinë e përdorur në vaksinat COVID 19, arrin të rikonfigurojë qelizat T të trupit direkt në gjak, duke i kthyer ato në qeliza CAR T që synojnë dhe shkatërrojnë kancerin.
Si funksionon metoda e re:
• Deri tani, terapia CAR T kërkonte nxjerrjen e qelizave imunitare nga pacienti, modifikimin e tyre në laborator dhe rikthimin në trup një proces i gjatë dhe shumë i kushtueshëm.
• Injektimi i ri e shmang të gjithë këtë. Përdor mRNA të paketuar në nanopartikula lipidi, që sapo futen në trup japin udhëzime gjenetike për qelizat imunitare, duke i kthyer në “gjuetarë” të kancerit brenda disa orësh.
Rezultatet premtuese:
• Në testet te kafshët, metoda shkatërroi qelizat e kancerit dhe qelizat anormale B, me efekt që zgjati të paktën një muaj.
• Nuk u vërejtën ndryshime të përhershme në ADN dhe as efekte anësore të rënda.
• Ofron një rrugë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të përballueshme drejt imunoterapisë së avancuar.
Shpresa për sëmundjet autoimune:
Studiuesit theksojnë se kjo teknikë mund të përshtatet edhe për trajtimin e sëmundjeve autoimune si lupus. Një provë klinike tek njerëzit (Faza 1) është tashmë në planifikim, duke hapur rrugën për miliona pacientë me kancer dhe sëmundje autoimune.
Një epokë e re e mjekësisë precize:
Ekspertët e quajnë këtë një hap drejt personalizimit të plotë të mjekësisë, ku trajtimi i sëmundjeve komplekse mund të bëhet përmes gjeneve të veta të trupit, pa laboratorë të jashtëm.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.