Për shumë shqiptarë, dita nuk nis pa një kafe. Por shpesh ngatërrojmë se cila është më e fortë: kafeja e shkurtër apo ajo normale?
Kafe e shkurtër apo normale, cila është më e mirë për ty?

Për shumë shqiptarë, dita nuk nis pa një kafe. Por shpesh ngatërrojmë se cila është më e fortë: kafeja e shkurtër apo ajo normale?
Kafeja e shkurtër (espresso) ka më pak volum dhe shije më të fortë, por përmban rreth 60-80 mg kafeinë për shot.
Kafeja normale (lungo apo e gjatë) ka më shumë ujë dhe një përmbajtje totale kafeine më të lartë, që mund të shkojë deri në 80-120 mg, në varësi të sasisë së kafesë së përdorur.
Nëse kërkon një shije të fortë dhe goditje të menjëhershme, zgjidh kafen e shkurtër. Nëse dëshiron të zgjasësh kënaqësinë e kafesë dhe të kesh pak më shumë kafeinë, zgjidh një normale.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë të mos konsumohet kafe e zezë esëll, veçanërisht nëse ke probleme me stomakun, si gastriti apo refluksi, pasi mund të irritojë më shumë mukozën.
Mesazh nga FitStation:
Kujdesu për shëndetin tënd me zgjedhje të vogla, çdo ditë. Ndiq FitStation për këshilla praktike dhe profesionale për trupin dhe mendjen tënde.






