Ju hahen vazhdimisht ëmbëlsira? Ja vitamina që mund t’i mungojë trupit tuaj

Dëshira e papritur apo e vazhdueshme për ëmbëlsira nuk është gjithmonë një çështje e vullnetit të dobët. Shpesh, ajo është një sinjal që trupi po dërgon për mungesa të caktuara ushqyese.

Dëshira e papritur apo e vazhdueshme për ëmbëlsira nuk është gjithmonë një çështje e vullnetit të dobët. Shpesh, ajo është një sinjal që trupi po dërgon për mungesa të caktuara ushqyese.

Mungesa më e zakonshme? Magnezi

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për balancën e sheqerit në gjak dhe funksionin e sistemit nervor. Kur trupi ka mungesë të tij, shpesh kërkon karbohidrate të shpejta për energji – dhe zakonisht në formën e çokollatës, biskotave apo ushqimeve të përpunuara.

Shenja të tjera që lidhen me mungesën e magnezit:
• Lodhje e vazhdueshme
• Nervozizëm dhe ankth
• Krampa muskulore
• Vështirësi me gjumin
• Dëshirë për çokollatë

Si ta plotësoni magnezin në mënyrë natyrale:
• Bimët me gjethe jeshile (spinaqi, lakra jeshile)
• Fara luledielli, bajame dhe fara kungulli
• Avokado
• Tërshëra dhe drithërat e plota
• Banane

Dëshira për ëmbëlsira mund të lidhet edhe me:
• Mungesë të kromit, që ndihmon në rregullimin e glukozës në gjak
• Luhatje hormonale, sidomos te gratë në periudhë ovulacioni ose cikli
• Gjendje emocionale, si stresi, ankthi apo vetmia

Nga Fitstation
Trupi flet. Mos e luftoni dëshirën për ëmbëlsira, por mësoni ta dëgjoni. Ndoshta nuk ju mungon një çokollatë, por një mineral i rëndësishëm.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *