Një trend ekstrem po bën namin në rrjetet sociale: dieta karnivore, një regjim ushqimor që heq çdo karbohidrat dhe përqendrohet vetëm në produktet shtazore.
Një trend ekstrem po bën namin në rrjetet sociale: dieta karnivore, një regjim ushqimor që heq çdo karbohidrat dhe përqendrohet vetëm në produktet shtazore.
Një trend ekstrem po bën namin në rrjetet sociale: dieta karnivore, një regjim ushqimor që heq çdo karbohidrat dhe përqendrohet vetëm në produktet shtazore. Mbështetësit e saj thonë se është mënyra më e shpejtë për të humbur peshë pa llogaritur kalori dhe pa ndjekur menu të ndërlikuara.
Çfarë hahet në dietën karnivore?
Mish i kuq viçi, qengji, derri, mish organesh (mëlçi, zemër)
Mish shpendësh si pulë, gjel, rosë
Peshk dhe fruta deti, salmon, sardele, karkaleca, midhje
Vezë të ziera, të skuqura, në çdo formë
Yndyra shtazore si gjalpë, dhjamë viçi, dhjamë derri
Djathëra me pak karbohidrate (opsionale)
Çfarë hiqet plotësisht:
Të gjitha frutat dhe perimet
Drithërat, buka, orizi, pasta
Sheqernat dhe pijet e ëmbla
Vajrat bimore dhe margarina
Pse po bëhet virale?
• Njerëzit raportojnë humbje të shpejtë peshe pa ndjerë uri dhe pa numëruar kalori.
• Përkrahësit thonë se ndihen më të fokusuar, kanë më shumë energji dhe tretje më të mirë.
• Rezultatet “para pas” po shpërndahen me miliona klikime, duke e kthyer në një fenomen global.
Ekspertët paralajmërojnë që dieta është shumë restriktive dhe mund të sjellë mungesa vitaminash nëse ndiqet për një kohë të gjatë, ndaj këshillohet kujdes dhe monitorim.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.