Gratë kanë nevojë për gjumë më shumë se burrat, pasi truri i tyre punon më shumë

Sipas një studimi të publikuar nga Dr. Nagamalar Raju, specialiste e mjekësisë së brendshme dhe gjumit në Piedmont, truri i grave është më kompleks dhe funksionon ndryshe nga ai i burrave.

Sipas një studimi të publikuar nga Dr. Nagamalar Raju, specialiste e mjekësisë së brendshme dhe gjumit në Piedmont, truri i grave është më kompleks dhe funksionon ndryshe nga ai i burrave. Kjo është një nga arsyet pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë.

“Gratë janë multi-taskers të lindura, bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. Për këtë arsye, përdorin më shumë pjesë të trurit në krahasim me burrat dhe për pasojë kanë nevojë për më shumë pushim rreth 20 minuta më shumë në ditë,” shpjegon Dr. Raju, duke shtuar se kjo është ende një çështje në diskutim shkencor.

Por nuk është vetëm fakti që gratë përdorin më shumë trurin. Ato përballen edhe me sfida të veçanta në gjumë në varësi të fazës së jetës, si cikli menstrual, shtatzënia apo laktacioni. Insomnia është më e përhapur te gratë, ashtu si edhe sindroma e këmbëve të shqetësuara.

Rreziku për çrregullime gjumi rritet ndjeshëm me kalimin e moshës, sidomos për shkak të ndryshimeve hormonale dhe fiziologjike që shoqërojnë plakjen.

Gjumë më cilësor nuk është luks për gratë është domosdoshmëri biologjike!

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *