Ja cilat analiza duhet të bësh nëse dieta nuk po funksionon:
Ja cilat analiza duhet të bësh nëse dieta nuk po funksionon:
Ke nisur dietë, ke ulur kaloritë dhe po stërvitesh, por pesha s’po lëviz? Arsyeja mund të mos jetë vetëm tek ushqimi. Shpesh, problemet hormonale dhe metabolike ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e dobësimit.
Ja cilat analiza duhet të bësh nëse dieta nuk po funksionon:
1. Hormonet e tiroides (TSH, T3, T4)
Tiroidja kontrollon metabolizmin. Hipotiroidizmi ngadalëson djegien e kalorive dhe sjell shtim në peshë.
2. Insulina dhe glicemia esëll
Rezistenca ndaj insulinës e bën trupin të magazinojë më shumë yndyrë dhe pengon rënien në peshë.
3. Kortizoli
Hormoni i stresit, kur qëndron i lartë për një kohë të gjatë, rrit yndyrën abdominale dhe ul energjinë.
4. Vitamina D
Nivelet e ulëta lidhen me shtim në peshë dhe metabolizëm të ngadalshëm.
5. Ferritina dhe hekuri
Mungesa e hekurit sjell lodhje, dobësi muskulore dhe ngadalëson djegien e kalorive.
6. Hormonet seksuale (estrogjeni, progesteroni, testosteroni)
Disbalancat hormonale ndikojnë në shpërndarjen e yndyrës dhe rënien e peshës, sidomos tek gratë.
Përfundimi:
Para se të mendosh se “dieta nuk funksionon tek unë”, kontrollo shëndetin tënd nga brenda. Trupi yt mund të ketë nevojë për balancim hormonal dhe metabolik, jo vetëm për dieta strikte.
Mesazh nga FitStation:
Analizat janë hapi i parë drejt një trupi të shëndetshëm dhe një diete që jep rezultat. Mos e lufto trupin tënd pa e kuptuar më parë.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.