A e dini çfarë ndodh në trupin tuaj pasi hiqni temthin?

Shumë njerëz heqin temthin për shkak të gurëve ose infeksioneve, por pak e dinë se çfarë ndodh realisht në trup më pas.

Shumë njerëz heqin temthin për shkak të gurëve ose infeksioneve, por pak e dinë se çfarë ndodh realisht në trup më pas.

Çfarë bën temthi?
Temthi ruan lëngun biliar që prodhohet nga mëlçia dhe e lëshon atë sa herë hamë ushqime me yndyrë, për t’i tretur ato më lehtë.

Çfarë ndodh kur hiqet?
• Lëngu biliar nuk depozitohet më, por rrjedh direkt nga mëlçia në zorrë, edhe kur nuk keni ngrënë yndyrna.
• Kjo shpesh shkakton jashtëqitje të shpeshtë, diarre, fryrje ose ndjeshmëri ndaj ushqimeve të yndyrshme.
• Trupi mësohet me kalimin e kohës, por shumë persona duhet të bëjnë ndryshime në dietë, si të hanë vakte më të vogla dhe të shmangin yndyrnat e rënda.

A mund të jetosh normalisht pa temth?
Po. Temthi nuk është organ jetik, por pas heqjes, është thelbësore të kujdeseni për ushqimin për të shmangur problemet tretëse.

Nga Fitstation:
“Temthi është kujtesë që trupi ka një sistem perfekt balancash. Respektoje me zgjedhjet që bën çdo ditë.”

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *