Përbërësit
• 200 g kos natyral
• 2 lugë gjelle tërshërë
• 2 hurma
• 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
• 1 lugë gjelle fara liri të bluara
Pse funksionon ky kombinim?
Proteina nga kosi
Kos i natyral përmban proteina me vlerë biologjike të lartë, të cilat stimulojnë hormonët e ngopjes dhe ndihmojnë në uljen e hormonit të urisë (ghrelin). Kjo kontribuon në kontroll më të mirë të oreksit gjatë orëve të para të agjërimit.
Fibra nga tërshëra dhe farat e lirit
Tërshëra përmban beta-glukane, fibra të tretshme që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe përthithjen e glukozës. Fara e lirit shton fibra shtesë dhe ndihmon në mbajtjen e një niveli më të qëndrueshëm të sheqerit në gjak.
Yndyrnat e mira nga gjalpi i kikirikut
Yndyrnat monoinsaturuara kontribuojnë në stabilizimin e glicemisë dhe zgjasin kohën e tretjes, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë për më shumë orë.
Hurma si burim energjie dhe kaliumi
Hurma ofron karbohidrate natyrale për energji fillestare, si dhe kalium, mineral i rëndësishëm për balancën elektrolitike gjatë periudhave pa konsum lëngjesh.
Efekti metabolik
Kombinimi i proteinës, fibrës dhe yndyrës ngadalëson përthithjen e karbohidrateve, redukton rritjet e menjëhershme të sheqerit në gjak dhe parandalon rëniet e shpejta të energjisë. Kjo e bën këtë smoothie një zgjedhje të përshtatshme për syfyr, veçanërisht për ata që kërkojnë stabilitet energjie gjatë ditës.
Farat e lirit rekomandohen të përdoren të bluara, pasi në këtë formë përthithen më mirë nga organizmi dhe rrisin efektin e fibrës në ndjesinë e ngopjes.
Ky kombinim përfaqëson një model të thjeshtë dhe funksional ushqyerjeje për një agjërim më të qëndrueshëm dhe me më pak lodhje