Troditës transformimi i Ariane Grande, 10 vite si vegane është shkaku ?

Ariana Grande, një nga ikonat më të mëdha të muzikës botërore, prej një dekade ka ndjekur stilin e jetës vegane një zgjedhje që shpesh e ka shpallur me krenari si një akt dashurie për kafshët.

Ariana Grande, një nga ikonat më të mëdha të muzikës botërore, prej një dekade ka ndjekur stilin e jetës vegane një zgjedhje që shpesh e ka shpallur me krenari si një akt dashurie për kafshët. Por pas 10 vitesh, trupi i saj duket sikur po jep alarmin. Pamjet e fundit të këngëtares kanë tronditur fansat: dobësim ekstrem, fytyrë e sheshuar, qafa e hollë dhe eshtra të dukshme duke ngritur pyetjen e madhe: a është vërtetë veganizmi i qëndrueshëm për trupin njerëzor në afatgjatë?

Ekspertë të ushqyerjes kanë paralajmëruar prej kohësh se një dietë plotësisht vegane, nëse nuk plotësohet me suplementet e duhura, mund të sjellë mungesa serioze: vitamina B12, hekur, omega-3, kalcium dhe proteina cilësore. Pa këto elementë, sistemi imunitar dobësohet, energjia bie dhe muskujt fillojnë të konsumohen.

Rasti i Ariana Grande është kthyer në një paralajmërim të gjallë: një yll botëror, me gjithë mjetet financiare dhe mundësitë për kujdes mjekësor, përsëri duket se po përballet me efektet e forta të mungesave ushqyese. Fansat komentojnë të shqetësuar se ajo “ka humbur shkëlqimin” dhe se trupi i saj “po flet vetë”.

Pyetja që po shpërthen në rrjete sociale është e qartë: nëse një superstar nuk arrin të ruajë shëndetin e saj me veganizëm, çfarë mund të ndodhë me njerëzit e zakonshëm?

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *