E thjeshtë dhe efektive: Recetë natyrale për kapsllëkun

Kapsllëku është një nga shqetësimet më të përhapura sot dhe shpesh neglizhohet. Por zgjidhja nuk ka pse të jetë gjithmonë një medikament. Ndonjëherë, një përzierje e thjeshtë natyrore mund të bëjë diferencën.

Kapsllëku është një nga shqetësimet më të përhapura sot dhe shpesh neglizhohet. Por zgjidhja nuk ka pse të jetë gjithmonë një medikament. Ndonjëherë, një përzierje e thjeshtë natyrore mund të bëjë diferencën.

Recetë natyrale për kapsllëkun:

Përbërësit:
• 5 kumbulla të thata
• 1 lugë gjelle fara lini (të bluara ose të lëna në ujë natën)
• 1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
• 1 gotë ujë të ngrohtë
• Pak lëng limoni (opsional)

Përgatitja:
1. Lëri kumbullat në ujë të ngrohtë për 10–15 minuta.
2. Shto farat e linit dhe vajin e ullirit.
3. Përzieje mirë dhe pije ngadalë në mëngjes esëll ose para gjumit.

Çfarë bën për trupin?
• Kumbullat e thata janë të pasura me sorbitol dhe fibra që stimulojnë lëvizjen e zorrëve.
• Farat e linit përmbajnë fibra të tretshme që zbusin jashtëqitjen dhe ndihmojnë florën intestinale.
• Vaji i ullirit lubrifikon zorrët dhe lehtëson kalimin.
• Uji i ngrohtë aktivizon sistemin tretës që në mëngjes.

FitStation këshillon:

Mos prit që kapsllëku të bëhet kronik. Shëndeti i zorrëve është thelbësor për gjithë organizmin nga energjia ditore deri tek gjendja e lëkurës. Kjo recetë është një ndihmë e sigurt dhe e butë për trupin, pa efekte anësore.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *