A duhet të pimë ujë gjatë stërvitjes apo vrapit? Ja çfarë thonë studimet

Ka shumë mendime rreth kësaj pyetjeje të zakonshme: A duhet të pimë ujë gjatë stërvitjes apo vrapit? Përgjigja nuk është bardh e zi dhe ekspertët japin pro dhe kundër që duhen ditur për të shmangur gabime të rrezikshme.

Ka shumë mendime rreth kësaj pyetjeje të zakonshme: A duhet të pimë ujë gjatë stërvitjes apo vrapit? Përgjigja nuk është bardh e zi dhe ekspertët japin pro dhe kundër që duhen ditur për të shmangur gabime të rrezikshme.

Kur duhet të pish ujë gjatë stërvitjes:
• Trupi humb shumë lëngje përmes djersës, sidomos në ambiente të nxehta. Mungesa e ujit ul performancën, shkakton lodhje dhe ngërçe muskulore.
• Hidratimi ruan ekuilibrin e elektroliteve dhe mbron nga dehidratimi që ndikon edhe në përqendrim e humor.
• Pijet me gllënjka të vogla çdo 15–20 minuta gjatë aktivitetit të gjatë janë të rekomanduara.

Kur nuk duhet të pish (ose duhet të jesh i kujdesshëm):
• Kur pi shumë ujë menjëherë, rrezikon hiponatremi një gjendje e rrezikshme që ul natriumin në gjak dhe mund të sjellë të vjella, konfuzion dhe madje pasoja fatale.
• Kur stërvitja zgjat më pak se 30 minuta, nuk ka nevojë për ujë gjatë kohës. Hidratimi para dhe pas është i mjaftueshëm.
• Uji i tepërt gjatë ushtrimeve intensive mund të shkaktojë ndjesi fryrjeje dhe nauze, pasi tretja ngadalësohet gjatë aktivitetit fizik.

Pra, çfarë të bëjmë?

Mos e shmang ujin, por pi me vetëdije dhe me ritëm:
• 250–500 ml ujë para stërvitjes
• Gllënjka të vogla gjatë, vetëm nëse ndjen etje
• Hidratim i mirë pas stërvitjes me ujë ose elektrolite

FitStation këshillon: Mos e nënvlerëso ndjesinë e etjes, por as mos e tepro me ujë. Çdo trup ka ritmin dhe nevojat e veta mëso t’ia dëgjosh sinjalet.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *