5 ushqime që ndihmojnë kur vuani nga konstipacioni

Konstipacioni është një shqetësim i zakonshëm që ndikon në cilësinë e jetës së përditshme. Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm: nga mungesa e fibrave në ushqim, hidrimi i pamjaftueshëm, stresi apo lëvizja e pakët fizike.

Konstipacioni është një shqetësim i zakonshëm që ndikon në cilësinë e jetës së përditshme. Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm: nga mungesa e fibrave në ushqim, hidrimi i pamjaftueshëm, stresi apo lëvizja e pakët fizike. Fatmirësisht, ushqimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtij problemi.

Ja pesë ushqimet që duhen përfshirë në mënyrë të rregullt kur vuani nga konstipacioni:

  1. Kumbullat e thata

Të pasura me fibra dhe sorbitol, një sheqer natyral që vepron si laksativ i butë. Konsumimi i 3–5 kumbullave të thata në ditë mund të ndihmojë në stimulimin e zorrëve.

  1. Farat e linit

Farat e vogla por të fuqishme janë burim i shkëlqyer fibrash dhe acidesh yndyrore omega-3. Mund t’i shtoni në kos, smoothie ose supa pasi të jenë bluar.

  1. Tërshëra

Tërshëra përmban beta-glukan dhe fibra të tretshme që zbusin lëvizjen e zorrëve dhe ndihmojnë në lëvizje më të rregullta. E shkëlqyer si mëngjes e ngrohtë ose bazë për kombinime me fruta.

  1. Fiqtë

Të pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme, fiqtë janë natyralë, të shijshëm dhe të dobishëm për zorrën e trashë. Mund të konsumohen të freskët ose të thatë.

  1. Uji

Nuk është ushqim, por është jetik. Pa ujë, asnjë fibër nuk funksionon si duhet. Rritja e sasisë së lëngjeve ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes dhe lehtësimin e kalimit të saj.

Nga Fitstation
Konstipacioni nuk duhet të jetë pjesë e përditshmërisë. Me pak kujdes ushqimor dhe hidratim të duhur, zorra juaj mund të rifitojë ritmin natyral.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *