Ushqimet që nuk duhet t’i hani bashkë, ja çfarë i ndodh trupit

Një vakt mund të duket i shëndetshëm në letër, por kombinimet e gabuara si fruta pas bukës apo mish me djathë mund ta tronditin sistemin tretës. Lexoni cilat janë çiftet ushqimore që duhen shmangur dhe si ta ndihmoni trupin të tretë dhe përthithë më mirë çdo kafshatë.

Jo çdo kombinim është i shëndetshëm – zbuloni çiftet ushqimore që e lodhin trupin. Frutat pas bukës? Mish me djathë? Disa zakone të zakonshme pengojnë tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese.

Në dukje një pjatë mund të përmbajë përbërës të shëndetshëm, por nëse kombinimi është i gabuar, trupi e paguan me fryrje, lodhje pas ushqimit, aciditet apo përthithje të dobët të lëndëve ushqyese. Ja disa nga gabimet më të shpeshta që bëhen në tryezë:

1.⁠ ⁠Fruta pas buke

Frutat treten shpejt, por kur konsumohen pas vakteve të plota, qëndrojnë gjatë në stomak duke fermentuar. Kjo çon në fryrje, gazra dhe probleme me tretjen.
Zgjidhja: Frutat duhen ngrënë më vete, idealisht 1–2 orë para ose pas vaktit.

2.⁠ ⁠Proteina shtazore + karbohidrate të rafinuara

Mish ose peshk me bukë të bardhë, patate ose oriz të bardhë – ky është një kombinim që ngadalëson ndjeshëm tretjen. Proteina kërkon mjedis acid për t’u tretur, ndërsa karbohidratet kërkojnë mjedis alkalin – të dyja së bashku krijojnë konflikt tretës.

Zgjidhja: Kombino proteinën me perime jo-ndzetëse (brokoli, kungull, sallatë, etj.).

3.⁠ ⁠Qumësht + çdo gjë tjetër

Qumështi është një “ushqim i plotë” dhe kërkon kohë për t’u tretur. Kur e përziejmë me fruta, drithëra apo ushqime të tjera, shpesh krijon fryrje dhe mukus.
Zgjidhja: Nëse konsumon qumësht, pihet i vetëm – jo me fruta apo mëngjes të pasur.

4.⁠ ⁠Domate + produkte niseshteje (makarona, oriz, bukë)

Domatja është acidike dhe në kombinim me niseshtenë krijon fermentim. Kjo shkakton fryrje dhe përthithje të dobët të mineraleve.
Zgjidhja: Përdor domate me vaj ulliri, barishte, por jo gjithmonë me makarona të pasura.

5.⁠ ⁠Fruta të ëmbla + fruta acidike

P.sh. banane me kivi apo portokall me mango. Frutat acidike prishin procesin e tretjes së frutave të ëmbla, çka çon në fermentim dhe tretje të vështirë.
Zgjidhja: Frutat e ëmbla (banane, mango) konsumohen të ndara nga ato acidike (qitro, ananas, kivi).

6.⁠ ⁠Proteina shtazore + djathë apo produkte qumështi

Kombinimi i mishit me djathin (si hamburger me djathë apo mish pule me salcë kremoze) ngarkon stomakun dhe shkakton tretje të rënduar.
Zgjidhja: Zgjidh një burim të vetëm proteine në një vakt.

Mos harroni:

Ushqimi është informacion për trupin – dhe mënyra si e kombinojmë ndikon në mënyrën si trupi e përpunon. Jo gjithçka që duket “fit” është në të vërtetë funksionale për shëndetin tuaj.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento