7 mijë hapa në ditë ju shpëtojnë jetën, ja pse duhet të filloni sot

Vetëm 7 mijë hapa në ditë mund të ulin ndjeshëm rrezikun e 13 llojeve të ndryshme të kancerit.

Vetëm 7 mijë hapa në ditë mund të ulin ndjeshëm rrezikun e 13 llojeve të ndryshme të kancerit. Këtë e tregon një studim i fundit i Universitetit të Oksfordit, ku mbi 85 mijë persona u monitoruan për vite me radhë. Sipas ekspertëve, ata që ecin të paktën 7 mijë hapa kanë 11 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri, ndërsa ata që ecin 9 mijë hapa, e ulin rrezikun me 16 për qind.

Çfarë llojesh kanceri parandalon? Nga gjiri te zorra e trashë, mushkëritë, mëlçia, veshkat, fshikëza, stomaku, ezofagu, koka dhe qafa, lista është e gjatë. Madje, nuk ka rëndësi sa shpejt ecni. Mjafton të lëvizni gjatë ditës dhe të mos qëndroni ulur me orë të tëra.

Ky studim hedh poshtë justifikimet e zakonshme. Nuk ka më “s’kam kohë për palestër”. 7 mijë hapa janë pak për të fituar më shumë vite jetë. Filloni sot.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *