3 detokse natyrale që ndihmojnë në humbje peshe, pa uri dhe me efekt që ndihet që në javën e parë

Në një botë plot me dieta ekstreme dhe suplemente agresive, trupi ka nevojë për pastrim, jo për shok. Detoksi nuk ka të bëjë me urinë por me rikthimin e funksioneve natyrale të trupit, eliminimin e mbetjeve toksike dhe aktivizimin e metabolizmit.

Në një botë plot me dieta ekstreme dhe suplemente agresive, trupi ka nevojë për pastrim, jo për shok. Detoksi nuk ka të bëjë me urinë por me rikthimin e funksioneve natyrale të trupit, eliminimin e mbetjeve toksike dhe aktivizimin e metabolizmit.

Këto 3 detokse janë të thjeshta, të sigurta dhe të bazuara në ushqim funksional jo modë.

1. Detoksi i barishteve të hidhura (3–5 ditë)

Për çfarë shërben: Pastrim i mëlçisë, fryrje më e ulët, eliminim i ujit të tepërt.
Çfarë përfshin: rukola e egër, radhiqe, majdanoz, limon, selino, lëng i gjelbër.
Përdorimi: Përdorni një sallatë barishtesh para çdo vakti + një gotë ujë me limon esëll në mëngjes.

Rezultati: Reduktim i fryrjes dhe rifreskim i zorrëve që ditën e tretë.

2. Detoksi me çaj xhenxhefili, limoni dhe fara lini (7 ditë)

Për çfarë shërben: Aktivizon tretjen, përshpejton metabolizmin, largon kapsllëkun.
Receta:
• 1 copë xhenxhefil i freskët i zier në ujë
• 1 lugë gjelle fara lini të njoma (ose të ziera)
• ½ limon i shtrydhur
Pini esëll çdo mëngjes për 7 ditë.

Rezultati: Peshë më e lehtë, bark më i sheshtë, ndjesi energjie natyrale.

3. Detoksi i mollës dhe kanellës (3 ditë rresht)

Për çfarë shërben: Balancim i sheqerit në gjak dhe reduktim i urisë emocionale.
Përdorimi:
• 1 mollë e prerë në feta
• 1 shkop kanelle
• 1 litër ujë të ngrohtë
Mbajeni në shishe gjatë ditës dhe konsumojeni rregullisht për 3 ditë.

Rezultati: Më pak oreks pasditeve dhe më shumë kontroll mbi dëshirat për sheqer.

Kujdes:
• Detokset nuk janë dieta afatgjata – janë rifreskime të brendshme.
• Konsultohuni nëse keni probleme shëndetësore të veçanta ose merrni medikamente.
• Detoksi më i mirë është ai që nuk i mungon trupit lëndë ushqyese por i jep mundësi të marrë frymë.

Nga Fitstation
Nuk të duhet të ndëshkosh trupin për të rënë në peshë. Mjafton t’i japësh një pauzë nga stresi, ushqimet e përpunuara dhe inflamacioni.
Detoksi nuk është modë. Është mënyrë për t’u rikthyer në balancë dhe kjo është humbje peshe e qëndrueshme.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *