Një studim i ri nga Universiteti i Stokholmit ka përmbysur idenë tradicionale të “garës së spermës”.
Një studim i ri nga Universiteti i Stokholmit ka përmbysur idenë tradicionale të “garës së spermës”.
Një studim i ri nga Universiteti i Stokholmit ka përmbysur idenë tradicionale të “garës së spermës”. Shkencëtarët kanë zbuluar se vezët e njeriut lëshojnë sinjale kimike që tërheqin spermatozoidet e caktuara dhe refuzojnë të tjerat. Kjo do të thotë se konceptimi nuk është një garë shpejtësie, por një proces biologjik përzgjedhjeje.
Sipas studiuesve, ky zbulim mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim fertilitetin, pjellorinë dhe madje edhe evolucionin. Përzgjedhja e spermatozoidit nga veza mund të shpjegojë pse ndonjëherë shtatzënia nuk ndodh, edhe kur analizat mjekësore tregojnë se gjithçka është normale. Ky mekanizëm biologjik tregon se vezët kanë rol aktiv në vendimmarrje dhe se përputhja mes spermatozoidit dhe vezës është më e ndërlikuar nga sa mendohej më parë.
Studiuesit theksojnë se nuk bëhet fjalë thjesht për një proces mekanik, por për një komunikim kimik që përcakton se cili spermatozoid do të ketë shansin të fekondojë vezën. Ky përfundim hap rrugë për zhvillimin e metodave të reja në trajtimin e infertilitetit dhe në mjekësinë riprodhuese.
Mesazhi është i qartë: nuk keni fituar një garë, por jeni zgjedhur.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.