Vitamina D përgjegjëse nëse kalorite që ha kthehen në dhjam apo muskuj

Një nga rolet më pak të njohura të vitaminës D është ndikimi i saj në mënyrën se si trupi përdor kaloritë.

Një nga rolet më pak të njohura të vitaminës D është ndikimi i saj në mënyrën se si trupi përdor kaloritë. Ekspertët theksojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen me shtimin në peshë dhe vështirësinë për të ndërtuar masë muskulore, edhe kur stërvitesh dhe ndjek një dietë të shëndetshme.

Kjo vitaminë luan rol në rregullimin hormonal, përfshirë testosteronin dhe insulinën, të cilat janë thelbësore për ndërtimin e muskujve dhe përdorimin e yndyrës si energji. Mungesa e saj lidhet gjithashtu me lodhje kronike, rikuperim të ngadaltë pas stërvitjes dhe dobësim të sistemit imunitar.

Si ta mbajmë optimale vitaminën D?
• Ekspozim i përditshëm në diell (15-30 minuta)
• Marrja e suplementeve kur rekomandohen nga mjeku
• Ushqime të pasura me vitaminë D si salmoni, e verdha e vezës dhe peshku ton.

Mesazh nga FitStation:
Mos e nënvlerëso vitaminën D në shëndetin dhe formën tënde trupore. Kontrollo nivelet e saj dhe kujdesu për të ndërtuar një trup të fortë dhe një imunitet të pathyeshëm.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *