Një studim i fundit nga shkencëtarë kinezë ka tronditur opinionin publik: konsumimi i rregullt i Coca-Colës mund të dëmtojë mëlçinë më shpejt se alkooli.
Studim alarmant: Coca-Cola mund të dëmtojë mëlçinë më shumë se alkooli

Sipas hulumtimit, mjafton vetëm një kanaçe (250 ml) në ditë për të rritur me 60 % rrezikun e sëmundjeve të rënda të mëlçisë, përfshirë mëlçinë e dhjamosur jo-alkoolike, një gjendje që mund të çojë deri në insuficiencë hepatike.
Shkencëtarët shpjegojnë se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe fruktozës në pijet e tipit Coca-Cola ndikon drejtpërdrejt në qelizat e mëlçisë, të cilat mbingarkohen dhe fillojnë të depozitojnë yndyrë.
Kjo e bën mëlçinë të humbasë aftësinë për të pastruar toksinat dhe për të metabolizuar ushqimin siç duhet.
Edhe versionet “diet” apo “zero sugar” nuk janë më të sigurta, pasi përmbajnë ëmbëlsues artificialë që mund të prishin ekuilibrin hormonal dhe të ndikojnë në metabolizëm.
Ekspertët paralajmërojnë:
“Konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara mund të jetë po aq, nëse jo më i rrezikshëm, se alkooli për mëlçinë. Zëvendësojini me ujë, çajra bimore ose lëngje natyrale.”






