Shumë njerëz hyjnë në palestër me entuziazëm, por përballen me dilemen: cili instruktor është i duhuri për mua? Zgjedhja nuk është thjesht luks, por vendim që ndikon direkt tek rezultatet, shëndeti dhe motivimi. Ja çfarë duhet të vlerësosh:
Shumë njerëz hyjnë në palestër me entuziazëm, por përballen me dilemen: cili instruktor është i duhuri për mua? Zgjedhja nuk është thjesht luks, por vendim që ndikon direkt tek rezultatet, shëndeti dhe motivimi. Ja çfarë duhet të vlerësosh:
Instruktori i duhur nuk është thjesht dikush që shikon bukur me peshat në dorë. Ai duhet të ketë certifikata profesionale dhe eksperiencë konkrete me klientë. Një i trajnuar si duhet di të të udhëzojë pa të rrezikuar me lëndime.
Instruktori perfekt është ai që shpjegon qartë, thjesht dhe pa të bërë të ndihesh i humbur. Nëse dikush përdor vetëm terma teknikë që nuk kuptohen, nuk është i duhuri. Komunikimi është çelësi që bën dallimin mes një seance të dobët dhe një stërvitjeje që të jep rezultat.
Në ditët kur nuk ke energji, roli i instruktori është të të ngrejë moralin, jo ta ulë. Instruktori i mirë të shtyn të kapërcesh limitet e tua, por pa e kthyer stërvitjen në një torturë.
Nuk ka një plan universal. Një instruktor i aftë përshtat ushtrimet sipas qëllimeve të tua qoftë humbje peshe, forcë muskulare, rehabilitim apo thjesht tonifikim. Nëse ai të jep një “program të gatshëm për të gjithë”, mendo dy herë.
Instruktori është pasqyra jote. Nëse nuk kujdeset për shëndetin dhe formën e tij, si do të të frymëzojë ty? Një instruktor i mirë duhet të jetë model në disiplinë, stil jetese dhe qasje pozitive ndaj stërvitjes.
Shumë njerëz lëndohen në palestër pikërisht nga instruktori i gabuar. Ai që ia vlen gjithmonë kontrollon pozicionin tënd, të korrigjon me kujdes dhe nuk të lejon të ngresh më shumë se sa mundesh.
Përtej teknikës, është edhe lidhja njerëzore. Nëse nuk ndihesh rehat me mënyrën si sillet, nuk ka rëndësi sa i mirë është nuk do të kesh sukses. Instruktori i duhur është partner, jo komandant.
Mesazhi kryesor: Instruktori i gabuar të lë në vend, i duhuri të ndryshon jetën.
Mos e zgjidh vetëm nga pamja apo çmimi, por nga aftësia për të të çuar drejt rezultateve që dëshiron me siguri, motivim dhe kujdes real.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.