Shkencëtarët theksojnë se këto janë ende studime laboratorike dhe kërkojnë prova klinike para se teknologjia të zbatohet tek njerëzit, por rezultatet tregojnë një potencial të madh për mjekësinë e së ardhmes dhe industrinë kozmetike.
Sekreti i rinisë së përjetshme? Gjaku i të rinjve mund të kthejë pas plakjen e lëkurës!

Një studim i ri nga kompania gjermane Beiersdorf AG (prodhuesja e markave NIVEA dhe Eucerin) ka nxjerrë në pah një zbulim të habitshëm: gjaku i të rinjve, kur kombinohet me qelizat e palcës kockore, mund të stimulojë proteina që rigjallërojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin mitokondrial, duke ulur moshën biologjike të lëkurës.Eksperimenti u realizua me një sistem 3D, ku u qarkullua serum gjaku nga persona të rinj (nën 30 vjeç) dhe të moshuar (mbi 60 vjeç). Vetëm në prani të qelizave të palcës kockore, serumi i të rinjve shkaktoi prodhimin e 55 proteinave rinovuese, shtatë prej të cilave ndikuan drejtpërdrejt në rritjen e qelizave dhe rigjenerimin e lëkurës.Sipas ekspertëve, ky zbulim mund të hapë rrugën për një klasë të re trajtimesh anti-plakje, me tregun që parashikohet të arrijë mbi 381 miliardë dollarë deri në vitin 2032.