Pite me fara chia

Përbërësit:• 300 g miell integral (ose i bardhë sipas dëshirës)• 3 lugë gjelle fara chia• 1 lugë gjelle fara liri (opsionale për më shumë fibra)• 200 ml ujë i vakët• 2 lugë gjelle vaj ulliri• 1 lugë çaji kripë• 1 lugë çaji sheqer ose mjaltë (opsionale, për fermentim më të mirë)• 1 lugë gjelle maja …

Përbërësit:
• 300 g miell integral (ose i bardhë sipas dëshirës)
• 3 lugë gjelle fara chia
• 1 lugë gjelle fara liri (opsionale për më shumë fibra)
• 200 ml ujë i vakët
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 lugë çaji kripë
• 1 lugë çaji sheqer ose mjaltë (opsionale, për fermentim më të mirë)
• 1 lugë gjelle maja e thatë

Përgatitja:
1. Përziej majanë me ujin e vakët dhe sheqerin/mjaltin. Lëre 5 minuta derisa të krijojë shkumë sipër.
2. Në një tas, shto miellin, kripën dhe farat chia (mund të shtosh edhe farat e lirit).
3. Hidh ujin me majanë dhe fillo të trazosh, shto edhe vajin e ullirit.
4. Zije brumin për 8 10 minuta derisa të bëhet elastik. Nëse duhet, shto pak miell ose ujë për masë perfekte.
5. Mbuloje dhe lëre të pushojë për 40–60 minuta derisa të dyfishohet.
6. Pas kohës së pushimit, ndaj brumin në toptha të vegjël dhe hap me okllai në forma të holla.
7. Piq pitet në tigan të nxehtë pa vaj, nga 1–2 minuta secilën anë, derisa të fryhen e të marrin ngjyrë të artë.

Pse janë të veçanta?
• Fara chia janë të pasura me omega-3, fibra dhe proteina.
• Pitet dalin të buta, të fryra dhe shumë të shëndetshme.
• Mund t’i përdorësh për sanduiçe, si shoqërues të supave ose për mëngjes me mjaltë dhe gjalpë kikiriku.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *