Përbërësit kryesorë:
• 1/4 filxhan thjerrëza jeshile
• 5 filxhanë ujë
• 4 filxhanë kungulleshka (zucchini) dhe kungull veror (squash)
• 1/2 filxhan salcë domate (marinara sauce)
• 1 lugë çaji kripë
• 1/2 lugë çaji shafran i Indisë (turmeric)
• 1 lugë gjelle pluhur qimnoni dhe pluhur hudhre
Përgatitja:
Thjerrëzat lahen mirë, pastrohen dhe lihen në ujë gjatë natës. Të nesërmen, vendosen në tenxhere me 5 filxhanë ujë dhe lihen të ziejnë derisa të marrin një valë. Shkumën e krijuar në sipërfaqe hiqeni – ajo mund të shkaktojë fryrje.
Shtohet kungulleshka dhe kungulli i verdhë, pastaj salca e domates. Përziejeni mirë dhe shtoni erëzat: kripën, shafranin e Indisë, qimnonin dhe hudhrën pluhur.
Ziejeni në zjarr të ulët për rreth 40 minuta, duke e mbuluar tenxheren. Në fund, për një strukturë më të butë, mund ta bluani pak me blender ose ta shtypni me lugë druri.
Shërbejeni të nxehtë, me pak vaj ulliri dhe erëzat Harissa sipër për aromë dhe shije të veçantë.
Kjo supë është ideale për darka të lehta, për ata që kërkojnë një vakt ushqyes, të ngrohtë dhe që mbështet tretjen e mirë.