Gastriti nuk është thjesht një “të djegur stomaku”. Nëse neglizhohet, mund të kthehet në një nga rrugët më të shpeshta që çojnë drejt ulçerave, atrofisë gastrike dhe më pas kancerit të stomakut. E gjitha kjo mund të ndodhë në mënyrë të heshtur pa dhimbje të forta dhe pa sinjale alarmi të menjëhershëm.
Cilat janë shenjat që tregojnë se gastriti juaj po përparon?
Urth dhe djegie në stomak pas ngrënies
Fryrje dhe gazra të shpeshta
Nauze, sidomos në mëngjes
Ulje e oreksit dhe humbje peshe pa arsye
Jashtëqitje e errët ose gjak në të vjella (në faza më të avancuara)
Anemi, lodhje kronike dhe ndjesi e dobësisë trupore
Nga gastriti… tek kanceri: Si ndodh ky proces?
1. Gastriti akut → zakonisht nga infeksione (H. pylori), ushqim i irritues, alkool ose medikamente (NSAIDs).
2. Gastriti kronik → dëmton qelizat e mukozës, duke sjellë inflamacion të vazhdueshëm.
3. Atrofi gastrike → humbje e qelizave që prodhojnë acid, shtresë mbrojtëse e stomakut dobësohet.
4. Metaplazi intestinale → qelizat e stomakut fillojnë të ngjajnë me ato të zorrës një sinjal alarmi.
5. Displazi dhe kancer → mutacione qelizore të pakthyeshme nëse nuk ndërhyhet me trajtim dhe dietë.
Çfarë e përshpejton rrugën drejt kancerit?
Mosrespektimi i dietës ushqimore
Pirja e duhanit dhe alkoolit
Konsumi i mishit të përpunuar, ushqimeve pikante, fast food
Mungesa e trajtimit për Helicobacter pylori
Mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik
Stresi kronik dhe gjumi i pamjaftueshëm
Çfarë duhet të bëni urgjent nëse keni gastrit?
Bëni analizë për H. pylori
Ndiqni një regjim ushqimor terapeutik pa kafeinë, alkool, ushqime acide ose të skuqura
Merrni suplemente në konsultë me mjekun (vitamina D, B12, zink, probiotikë)
Shmangni përdorimin e NSAID pa kontroll
Kontrolloni peshën dhe shmangni ngrënien vonë në darkë
Nga FitStation:
Gastriti është paralajmërim, jo dënim. Nëse vepron në kohë, jo vetëm që mund të ndalosh përkeqësimin, por të përmirësosh funksionin e zorrëve, lëkurës dhe sistemit imunitar. Mos e trajto si një shqetësim kalimtar. Një regjim i saktë mund të të shpëtojë jetën.